SHPËRNDAJE

„Si kulm i suksesit është kjo Monografi me plot 500 faqe, që materialet e shoqatës, të mos rrijnë nëpër qese e kutia, apo nëpër bodrume, por nëpër rafte të bibliotekave më të njohura të atdheut tonë, e deri tek ato europiane. Përgëzoj të gjithë aktivistët, që kanë kontribuar në këtë shoqatë. Duhet të jemi edhe më të bashkuar dhe të punojmë më shumë, pasi kemi arritur suksese. Shoqata ka bërë një punë të madhe për këto dhjetë vjet dhe unë, edhe pse jam me një moshë të thyer, do të jem afër veprimtarëve edhe në këtë shoqatë“, theksoi ndër të tjera, Shefket Hasani, ish komandant i UÇPMB-së.

Solothurn, 9 prill
Me rastin e 18 vjetorit të Betejës së Koshares, 18 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, nën patronatin e Shoqatës Kulturore të Mërgimtarëve Tërnovcas „Jehona“ në Zvicër, si dhe me përkrahje të Institutit Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore në Zvicër dhe me mbështetjen e disa veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës», me seli në Gossau të Zvicrës, e promovoi monografinë mbi veprimtarinë e saj dhjetë vjeçare me titull «10 vjet për kombin». Monografia para pak ditësh u botua nga Shtëpia Botuese „Rugova Art“, me qendër në Prishtinë, me redaktor, Naim Kelmendi. Libri është i ndarë në dhjetë kapituj, ku çdo faqe e saj është një pasuri e veçantë, ngase është punuar me përkushtim, falë kontributit të madh, që kanë dhënë këta veprimtarë në këtë shoqatë, si nga kryesia e kaluar, por edhe kjo e tashmja. Promovimi filloi në orën 15.00, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar. Kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, ishte i shoqëruar nga z.Shefqet Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, veprimtar i pandalshëm edhe i shoqatës, së bashku me autorët e monografisë, Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi. Ndërsa nga Shoqata e Mërgimtarëve Tërnocas „Jehona“, ishte z.Rafet Ademi. Promovimin e filloi z.Llukman Halili me disa fjalë përshëndetëse dhe duke thënë disa fjalë rreth kësaj monografie.


Ai ndër të tjera theksoi se: „Monografia, autorë ka veprimtarët e shoqatës, që kanë punuar për këto dhjetë vjet, ndërsa ne, së bashku me Dashnim Hebibi, kemi mbledhur materialet e veprimtarisë suaj, që më duhet përmendur, është pra Dashnimi, që ju ka përcjellur që nga fillimi. Jemi të nderuar dhe shpresoj shumë, se kjo monografi, do të shërbeje si motivim për gjeneratat e reja, që të mos ndalen së vepruari për atdhe dhe si lloj pasaporte për shoqatën. Kemi mbledhur materiale, që kemi mundur ti gjejmë dhe që na kanë dhënë kryesia. Natyrisht, se nuk ka qenë edhe e lehtë, por me përkushtim e kemi punuar, duke e ditur, se këta veprimtarë kanë punuar për humanitet“. Me disa fjalë, u ndal edhe Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, i cili falënderoi të pranishmit, autorët, drejtorin e TV Syri Blue, z.Musli Saiti dhe kryesinë e Shoqatës Kulturore Jehona. Z.Musliu kujtoi punën që është bërë në shoqatë, duke filluar nga kryesia e kaluar dhe deri më sot. Ai tha, se për ne është nder dhe hap historikë, që kemi bërë këtë monografi, ku kemi mbledhur shumë materiale, që i kemi edhe në portalin tonë të shoqatës. Shumica e materialeve janë të publikuara nëpër media. Sinqerisht, është bërë shumë, kemi punuar me shumë mund, që të ndihmojmë. Nuk kemi punuar për të pasurtë mira materiale në këtë shoqatë, por për ti ndihmuar ata që kanë nevojë, familjet e dëshmorëve, jetimët, studentë e kështu me radhë. Ai falënderoi edhe kryesinë, që e ka mbështetur deri më sot, por edhe sponzorët që kanë ndihmuar që të del kjo monografi në dritë. Një orë nëse dikushi ia ka kushtuar shoqatës, zoti e shpërleftë me të mira. Edhe kryesia e kaluar edhe ne sot, kemi pasur qëllimin kryesor, që të ndihmojmë ata që kanë nevojë. E këtë besoj, se e kemi bërë si duhet, ku çdo kush është i informuar në portalin tonë. Atje ku kanë shkuar ndihmat, janë dhënë në portal dhe nëpër media, pra kemi qenë të sinqertë dhe do të jemi deri në fund të jetës. Përkrahja e kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë, na ka bërë të punojmë edhe më shumë, e padyshim, edhe falënderimet e atyreve, që pranojnë ndihma. Shumë urime marrin ata që japin ndihma nga familjet skamnore. E shenjtë është ti ndihojmë atyreve që kanë nevoj. Ndërsa, Shefket Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, gjithashtu vlerësoi lart punën që është bërë në shoqatë dhe si kulm i suksesit është monografia, që materialet e shoqatës, të mos rrijnë nëpër qese e kutia, apo nëpër katet e shtëpive përdhes, por nëpër rafte të bibliotekave më të njohura të atdheut tonë, e deri tek ato europiane. Z.Hasani, përgëzoi të gjithë aktivistët që kanë kontribuar dhe ai u ndje shumë i kënaqur, që ka dhënë kontribut me gjithë shpirt në shoqatë. Ai vlerësoi edhe punën e madhe, që ka bërë shoqata, duke u organizuar edhe për Akademitë Përkujtimore të UÇPMB-së, Akademi, që është e vetmja në diasporë që mbahet. Libri gjithsesi mbetet i përjetshëm. Duhet t`na gëzojnë këto lajme, që po kemi vullnetarë e po përgadisin libra. Se nuk është padyshim e lehtë, të punohet pa asnjë mëditje. Edhe autorët e librit, por edhe gjithë aktivistët rreth shoqatës, kanë punuar pa asnjë interes tjetër privat, por interesi i tyre ishte dhe është, ti ndihmohet atyreve që kanë nevoj. Për mua dhe shoqatën është ditë e madhe. Po shpresojmë, se do të bëjmë promovime edhe nëpër qytete të ndryshme të europës dhe të atdheut. I përgëzoj autorët, kryesinë e shoqatës dhe të gjithë ata që ia duan të mirën atdheut, të mos ndalemi, të bashkohemi edhe më shumë dhe të punojmë për amanetin e dëshmorëve, që e kishin, për bashkim. Bashkimi dhe forca vjenë, atëherë kur jemi të bashkuar”. Drejtorit i TV Syri Blue, z.Musli Saiti, një veprimtarë i dëshmuar e përgëzoi kryesinë e shoqatës dhe autorët. Ai potencoi, se të mblidhet një material për dhjetë vjet dhe të qëndiset në këtë monografi me 500 faqe është respekt dhe kënaqësi. Vërtet qenka bërë një punë e madhe. Kjo monografi është dhe do të mbetet e përjetshme, sepse brez pas brezi do ta kenë. Të punosh për bëmirësi është e shenjtë dhe unë mburrem me punën që ka bërë kjo shoqatë dhe shoqatat tjera. Vazhdoni e mos u ndalni edhe unë me ato mundësi sa kam pasur e kam përkrahur dhe do ta përkrahi, jo vetëm këtë shoqatë, por çdo nismë të mirë të kombit tim dhe të së mires së përgjithshme. Kamerat e TV, si dhe studiot që i kam, janë në disponim të mërgatës.

Dyert i keni të hapuar sa herë që të keni ndoj projekt. Vazhdoni dhe vetëm vazhdoni. Mr.sc.Dashnim Hebibi, u ndal, për disa minuta, duke falënderuar të gjithë të pranishmit, pastaj lektorin, redaktorin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë monografi. Ai tregoi, se monografia është e ndarë në 10 kapituj dhe u betua, se asnjërit aktivist, nuk iu ka dhënë më shumë hapësirë, pra të gjithëve njësoj, pavarësisht se kush ka pasur aktivitete më shumë. Ai tha, se puna jonë është e pastërt, ne kemi mbledhur materiale, që na ka dhënë kryesia e shoqatës dhe materiale, që kemi gjetur nëpër media. Kjo shoqatë ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me SHH „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully, prandaj, edhe kopertina e kësaj monografia ka një ngjashmëri, sepse ajo shoqatë ka 30 vjet veprimtari dhe SHHLP 10 vjet, prandaj, ne duhet të mburremi me mërgatën tonë të Luginës e cila ishte nëpër shumë proçese të kombit. Punën e kemi bërë pa asnjë mëditje dhe të hollat që do të mblidhen nga shitja e monografisë, siç tha edhe vetë kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, do ti ndihmohen jetimët në Luginë, si dhe atyreve, që kanë nevojë. Monografia ka edhe foto dhe disa dokumente të skanuara. Gjatë gjithë punës, që është bërë në këtë monografi, z.Naim Kelmendi, redaktor i kësaj monografie, është treguar dashamirës dhe prandaj, ky libër është i këtij kualiteti të mirë. Z.Hebibi, falënderoi edhe të gjithë ata që kanë dhënë fjalë të mira për këtë shoqatë që janë të përfshira në libër. Ai shtoi, se normalisht, se mundet të ketë edhe gjëra pa përfshirë në monografi, por ka ribotime dhe ato munden të përfshihen edhe pse, beson shumë, se mbi 95% të materialeve, që i kanë pasur nga kryesia janë në këtë monografi. Monografia, do ti shërbeje edhe gjeneratave të reja dhe do të jetë thesar i çmuar brez pas brezi, se veprimtarët janë të përjetshëm. Edhe të pranishmit e tjerë, uruan për monografinë dhe morën nga një monografi nga kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu. Në fund të promovimit, u shtrua edhe një koktej modest nga SHKMT. / Dahest Luma, Solothurn