SHPËRNDAJE

Gazetari dhe moderatori i njohur Arian Çani, për herë të parë në një transmetim “live” ka folur në lidhje me një nga pyetje të që ka qarkulluar prej kohësh në mendjen e shikuesve.
Në një “Live Video” në Instagram nga moderatorja e spektaklit YFSF, Alketa Vejsiu, ku fansat mund të pyesnin për çfarë të donin, një nga pyetje që mbërriti për Çanin, ishte: “Pse vishesh gjithnjë me të zeza…?!”.

Por përgjigja moderatorit të njohur të “Zonë e Lirë”, do t’ju lërë pa fjalë të gjithëve. “Vishem me të zeza për të fshehur zhulin”, u përgjigj Çani. Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer të qeshurat pafund të aktores Olta Gixharit dhe të gjithë të pranishmëve në sallë.