Zyrtari amerikan: Putini nuk do ta ndalojë luftën në Ukrainë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

0
97

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do ta ndalojë luftën në Ukrainë derisa të marrë vesh rezulatin e zgjedhjeve të nëntorit të 2024 në Shtetet e Bashkuara, tha të martën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, mes shqetësimeve se një fitore e mundshme e ish presidentit Donald Trump mund të përmbysë mbështetjen e Perëndimit ndaj Kievit.

Zoti Trump, i cili po kërkon të rizgjidhet president në 2024 dhe udhëheq garën për të siguruar emërimin nga Partia Republikane, ka qenë tepër kritik mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit.

Një zyrtar i lartë, duke ndarë informacion me gazetarët, pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel, tha se aleanca konfirmoi mbështetjen ndaj Ukrainës, duke e ditur se ka pak të ngjarë që gjatë vitin e ardhshëm të arrihet një marrëveshje paqeje.

“Sipas meje, Putini nuk do të ndalë luftën derisa të shohë rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonomiteti mbi rezultatet e takimit të NATO-s.

I pyetur nëse ky ishte një qëndrim personal i tij, apo këndvështrimi i qeverisë amerikane, zyrtari tha se “ky ishte një përfundim që besohej gjerësisht”.

“Në këtë kontekst e shprehën mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën të gjithë aleatët”, në takimin e NATO-s të martën, shtoi zyrtari, pa e përmendur me emër zotin Trump ose pa thënë në mënyrë të qartë se si do të ndikonte rezultati i zgjedhjeve në mbështetjen ndaj Ukrainës.

Sipas një ankete të agjencisë së lajmeve Reuters dhe agjencisë së sondazheve Ipsos, në mesin e muajit nëntor, zoti Trump dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Biden janë në garë të fortë. Në anketimin ku qytetarëve iu shtrua pyetja se cilin kandidat do të mbështesnin, zoti Trump kishte më shumë mbështetje, me 51 për qind ndërsa zoti Biden gëzonte mbështetjen e 49 për qind prej tyre.

Demokrati Biden i ka dhënë ndihmë të madhe ushtarake dhe ndihma të tjera Kievit, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 2022, por miratimi i fondeve shtesë për Kievin po pengohet nga republikanët që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Më herët, gjatë këtij muaji, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e ftoi zotin Trump, i cili ka deklaruar se do t’i jepte fund luftën brenda 24 orëve në rast se do të rizgjidhej, që të vizitojë Ukrainën dhe të shohë me sytë e tij shkallën e konfliktit./VOA


Top Channel