SHPËRNDAJE

Nëse ende posedoni patent shoferin e vjetër, po afrohet koha kur ajo nuk do të vlej më.

Patent shoferat e ri (në formën e kartelës së bankës) kanë filluar të pajisen qytetarët nga janari i viti 2011, ndërsa afati ka qenë deri më 10 qershor 2014 që ato të zëvendësohen me të rejat.

Deri në atë kohë, 2.1 milionë qytetarë kishin zëvendësuar të vjetrat me të rejat, mirëpo kishin mbetur edhe 3.4 milionë shoferë me patent shoferat e vjetër, andaj ishte vendosur që ky afat të shtyhet deri me 10 qershor 2017.

Zëvendësimi i patentit të vjetër do të kushtoj 1576 dinarë ndërsa nevojiten patent shoferi i vjetër dhe letërnjoftimi./presheva.com/