SHPËRNDAJE

Intervistuesi: Zotëri Sekretar i parë në Ministrinë e ekonomisë!

Faleminderit që n’a i keni mundësuar të bisedojmë me ju, do të kemi dia pyetje. Presim që të jeni të hapur. Faleminderit!

Unë ju prezantova ashtu që ju jeni Sekretari i parë në Ministrinë e ekonomisë që jeni kompetent për zhvillimin ekonomik lokal në përgjithësi në Serbi dhe veçanërisht në regjionin nga ne vijmë; për gjendjen e privatizimit si ka qenë?
Si është ekonomia?

Shteti i Serbisë, ministria e ekonomisë dhe Qeveria në të cilën ju jeni anëtar, a është duke e shikuar gjendjen momentale të ekonomisë? Pra, të fokusohemi në Jug të Serbisë.

Dragan Stevanoviq: Është kënaqësi e veçantë që po bisedojmë për temën e zhvillimit në Jug të Serbisë, por kur flasim për Jugun e Serbisë nuk flasim vetëm për Vanjën, Leskovcin apo Nishin, por gjithësesi flasim dhe për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Për mua si person që i përkas politikisht një partie politike momentalisht më të fuqishme në Serbi, sipas kompetencave, unë jam i autorizuar për prezencën e qeverisë në Jugun e Serbisë, konkretisht në Rrethin tonë.
Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, natyrisht edhe në Vranjë apo edhe tek unë këtu në Surdulicë, vërtetë mund t’a ndjejnë që Qeveria e Republikës së Serbisë ashtu siç e ka paralajmëruar kryeministri, ka ndryshuar politikën gjegjësisht ka ndryshuar qasjen e saj ndaj Jugut të Serbisë dhe sot kjo është bërë e dukshme dhe e prekëshme edhe për sytë dhe për gishtat dhe askush nuk mundet t’a ndryshojë dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne që jetojmë në Jug të Serbisë nga Presheva në Surdulicë, është me rëndësi që këtë nuk mundet askush t’a ndalë.
Kanë filluar të ndodhin disa trende të reja, kanë filluar që të sillen investitorët, kanë filluar të avancojnë punët në ndërtimin e autostradës, pra në objektet infrastrukturore çka për ne është shumë e rëndësishme, sepse sot të gjithë nga Presheva Beogradin e kanë më afër në njërën anë, në anën tjetër më afër e kanë dhe Selanikun, sepse e kemi autostradën dhe ndërtimin e saj do t’a përfundojmë në fund të vitit 2017.

Intevistuesi: Mirë. Kjo është sa i përket investimeve infrastrukturore apo investimeve kapitale.

Dragan Stevanoviq: Ky është parakusht për gjithëçka. Si do t’a sillni një investitor në Vranjë kur nuk keni rrugë të mirë?

Intevistuesi: Pajtohemi.
Si do t’a sillni dikend në Preshevë, ja psh. sa bashkatdhetarë tuaj jetojnë jashtë?
Sa bashkatdhetarë tuaj gjatë periudhës së verës apo gjatë festave, kalojnë nëpër Serbi, nëpër autostradë, nëpër Korridorin E-75, ku edhe ju edhe unë jemi dëshmitarë që çfarë mundi ka qenë të kalosh nëpër Ngushticën e Gërdelicës apo edhe më gjerë, përderisa nuk ka qenë autostrada gati?
Sot edhe atyre njerëzve do t’u mondësojmë që të vijnë sa më parë fillimisht deri në Preshevë, së dyti deri në Bujanoc për të vazhduar rrugën për në Gjilan, kurse në anën tjetër të vijnë deri në Nish, për të kthyer djathtas për Kurshumli, për të vazhduar në drejtim të Prishtinës, kështu që këto janë gjëra shumë të rëndësishme.
Përderisa këtë komunikim e bëjmë sa më të shpejtë dhe më efikas, edhe marrëdhëniet tona absolutisht në çdo kuptim do të jenë më kualitative, pra do të zhvillohen, do të jemi shumë më tepër të kthyer kah njëri-tjetri shumë më tepër se sa në të kaluarën, do të kemi shumë më tepër shanse për rritje dhe zhvillim.

Intervistuesi: N’a thuani konkretisht nëse Qeveria e Serbisë dhe Ministria kompetente anëtar i së cilës jeni ju apo pjesë e ekipit të saj, ka ndonjë plan konkret apo ndonjë strategji për zhvillimin ekonomik të jugut të Serbisë?

Dragan Stevanoviq: Ka qenë kruciale ajo që e ceka më lartë. Në anën tjetër, kur thuani jugu i Serbisë, le të flasim në kontekstin pak më të gjerë, psh. nga Nishi deri në jug në Preshevë. Do të ju përkujtoj që tre vitet e mëparshme janë nënshkruar 13 Kontrata me investitorë dhe ato Kontrata kanë siguruar 8.563 vende të reja të punës në jug të Serbisë, pra po flas nga Nishi deri në Preshevë.
Do të ju përkujtoj për Rrethin tonë të Pçinjës ku para së gjithash gjendet “Geox” “Top Sofa” në Vranjë, “Teklas” në Vladiçin Han, “Alfa plam” po përgatitë reparin e ri në Surdulicë, “Kalinel”-i bullgar ka hyrë në Bosilegrad, ditëve në vijim po presim kjo është bisedë që e kemi filluar me udhëheqjen e mëparshme të pushtetit lokal në Preshevë, presim që investitori nga Kosova të vijë në Preshevë dhe presim që aty të realizohet dhe të vijë në jetë investimi dhe projekti i fabrikës e cila do të merret me prodhimin e këpucëve dhe nëse më kujtohet mirë, përmes realizimit të projektit këtu do të kishim punësuar 150-200 persona në Preshevë.

Intervistuesi: Kur numëruat në jugun e Serbisë, konkretisht në Rrethin e Pçinjës ka disa investitorë të huaj që kanë locuar apo pozicionuar prodhimin e tyre, po flasim që neve n’a është e njohur si media pasi e përcjellim situatën që në Vranjë ka kryesisht në atë të përpunimit të lëkurës dhe këpucëve; në V. Han ka gjithashtu, në Surdulicë etj. Por kur flasim për jugun e Serbisë dhe Rrethin e Pçinjës, gjithashtu edhe komuna e Bujanocit dhe e Preshevës i takojnë Rrethit të Pçinjës gjegjësisht jugut të Serbisë. Ne që jemi njohës dhe përcjellës të situatës në terren, nuk kemi regjistruar kohëve të fundit të ketë ndonjë investitor të huaj konkret.
A është problem që ato etnitete lokale në Bujanoc dhe Preshevë nuk kanë atë komunikim normal me Qeverinë e Serbisë për të tërhequr ndonjë investitorë?
A ka Qeveria e Serbisë ndonjë strategji përmes së cilës i orienton investitorët, apo rreth çkafit bëhet fjalë?

Dragan Stevanoviq: A e dini si?
Gjithmonë fjalën e fundit rreth destinimit se ku do të bëhet investimi e thotë investitori.
Investitorët janë ata të cilët gjithmonë zgjedhin. E jona është që të krijojmë parakushte që kushtet e njejta gjegjësisht oferta në kontekstin e atraktivitetit të investimit gjegjësisht atraktiviteti i lokacionit potencial për invetimin t’i bëjmë identike në Vranjë, në Preshevë dhe Tërgovishte. Kjo gjithmonë nuk është e mundur. Domethënë që e jona është që si shoqëri apo shtet të bëjmë gjithëçka që ambienti për investim të jetë njejtë i pranueshëm për investim në çdo pjesë të territorit të Republikës së Serbisë. E tash, pa dashur që askend t’a akuzoj apo t’a fajësoj, shikojmë kohën që është para nesh, nuk varet gjithçka nga Qeveria apo nga shteti. Ndonjëherë sinjalet dhe idetë e mira duhet të vijnë nga niveli lokal dhe shtrohet pyetja për pushtetet lokale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc a kanë ndërtuar, luftuar dhe kërkuar mjaftueshëm mbështetje. A kanë luftuar për vetë investitorët?
Unë ju them këtë që prej momentit që unë jam prej pesë vitesh në Ministri, gjegjësisht prej tre vitesh jam në Ministrinë e ekonomisë. Zotëri Arifi – ish kryetar i komunës është kryetari i parë nga komunat Bujanoc apo Preshevë që më ka thirrur, më ka tërhequr për krahu pothuajse çdo të dytën ditë që shteti gjegjësisht Ministria të japë përkrahje investitorit potencial.
Në njërën anë shteti ka treguar përgjegjësinë absolute kur e ka përkrahur kabllimin e Zonës industriale në Preshevë, duke llogaritur që çka n’a pret nesër apo pasnesër.
Presim që të vazhdojmë realizimin e projekteve infrastrukturore në këtë vit përmes Programit të Zonave industriale të Ministrisë së ekonomisë prap në komunën e Preshevës dhe ajo që kemi filluar vitin e kaluar janë bisedat me investitorin. Dhe absolutisht investitori për Preshevën, flas për fabrikën e këpucëve e cila do të hyjë me qira tek një firmë në falimentim, mendoj që quhet Reteks.

Intervistuesi: Ajo vetëm se ka hyrë dje në repart. Kanë filluar me përgatitjet.

Dragan Stevanoviq: Mendoj që e kanë nënshkruar kontratën dhe kanë hyrë brenda objektit dhe ata absolutisht me rregullat të cilat vlejnë në përputhje me Ligjin dhe Urdhëresën, do të jenë të trajtuar si çdo investitor tjetër vendor apo i huaj dhe si Ministri absolutisht jemi të gatshëm natyrisht unë dhe vegjëlia ime t’i japim gjithë përkrahjen edhe në kontekstin e hyrjes me qira, në kontekstin e ndihmës apo cilit do kontekst nga aspekti i falimentimit, po aq përkrhje dhe ndihmë nga konteksti i subvencioneve përderisa nëse investitori për to është i interesuar. Vetëm të shtoj këtu që ne me zotëriun i kemi patur dy takime mendoj që është nga Prizreni apo Suhareka, pra i kemi pasur një apo dy takime në Ministrinë e ekonomisë dhe e kemi lidhur me njerëzit që udhëheqin me Sektorin e zhvillimit ekonomik. Mendoj që do t’a përkrahim përmes aplikimit për mjete për subvencione që udhëhiqen nga Ministria e ekonomisë dhe mendoj që do të bëjmë një gjë të madhe për Preshevën që pas shumë vitesh, të fillojmë një investim të mirë, i cili do t’i sjellë diçka të mirë Preshevës.
Me këtë rast kemi biseduar rreth kontekstit mundësisë së reliazimit të arsimimit të dyfishtë gjegjësisht të shohim dhe të bisedojmë se si në perspektivë shkollimi në Preshevë të jetë në shërbim të invesitorëve, gjegjësisht të hapen një apo dy paralele që do të projektojnë kuadrin që atyre do t’iu nevojitet.

Intervistuesi: Kur jemi tek ky investitori, ku shihet që në terren ka filluar të punojë diçka konkrete, të funksionojë SOLID-i nga Suhareka, edhe vet e theksuat që pushteti i kaluar në Preshevë të udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka qenë shumë konstruktiv dhe komunikativ me institucionet gjegjëse të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe duke i falënderuar kësaj tashmë kemi rezultat konkret në terren.
Sa janë të vërteta bisedat dhe përfoljet nga burime jo të besueshme që pushteti i tanishëm i cili e largoi pushtetin e kaluar të udhëhequr nga Shqiprimi, që në ndërkohë ka tentuar të sabotojë apo të frenojë investimin?

Dragan Stevanoviq: Po. Kanë tentuar të ndalojnë.
Përfaqësuesit – nuk e di saktë kush, por përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë thirrur të besuarin e Agjencionit për liçencimin e udhëheqësve për falimentim dhe kanë tentuar t’a ndalojnë këtë projekt për të cilin po flasim.

Intervistuesi: Po mendoni për pushtetin e tanishëm?!

Dragan Stevanoviq: Pushteti aktual.

Intervistuesi: Riza Halimi?

Dragan Stevanoviq: Riza Halimi. Paraprakisht mendoj që nuk do të më keqkuptoni nëse nuk ia mbaj mend emrin kryetares së re të komunës – Ardita Sinanit.
Ajo ka qenë në Ministrinë e ekonomisë. Ka biseduar edhe për disa tema tjera jo vetëm për këtë, por ajo që është e vërtetë është që ka tentuar të bëjë presion ndaj falimentimit, gjegjësisht ndaj përfaqësuesit të Agjencionit – përfaqësuesit gjegjësisht të besuarin e Agjencionit për liçencimin e udhëheqësve për falimentim që KY PROJEKT TË NDALOHET dhe të shihet se SI, ÇKA dhe RRETH ÇKAFIT KA TË BËJË?
Pushteti lokal në këtë kontekst absolutisht nuk ka kurrëfarë kompetencash.
Dhe në përputhshmëri më këtë dhe në përputhshmëri me Ligjin, kanë marrë përgjigjen nga Agjencioni për liçencimin e udhëheqësve të falimentimit dhe përpjekjen dhe idenë e shtetit që ky investitor të vie në jetë, të fillojë projektin e tij, të punësojë 150 apo 200 njerëz në Preshevë, nuk mund t’a ndalë askush.
Ne nuk do të përzihemi në marrëdhënie apo ngjarje politike në Preshevë dhe nuk do t’a vejmë në pikëpyetje autonominë e pushtetit lokal e cila është e garantuar përmes Kushtetutës, por idenë e shtetit dhe të Republikës së Serbisë që Presheva gjithsesi t’a ketë shansin identik sikur çdo qytet tjetër në Serbi, nuk mund t’a ndalë politika lokale apo nëse mund t’a quaj sueta lokale apo ndoshta interesat politik lokal.

Intervistuesi: Mirë. Të kalojmë në një temë tjetër.
Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës ekzistojnë infastrukturat e ish ndërmarrjeve shoqërore, siç është “Gumoplastika”, siç është “Jugokop”, “Felc”, “Svetlost” etj. por edhe në Preshevë ka insfrastruktura të tilla.
Ministria ku ju punoni a ka ndonjë plan apo projekt, se si të arrihet të vihen në jetë apo t’iu jepen në dispozicion ndonjë investitori potencial, i cili do të mund të loconte investimin e tij. A ka këtu ndonjë strategji?

Dragan Stevanoviq: Natyrisht që ka. Këtu disa “vrima në saksi” nuk mund të shpiken. Ekziston pjesë e pasurisë të cilën mund t’a shesim, pjesë e pasurisë që mund t’a japim me qira dhe pjesë e pasurisë që nuk mund t’a bëjmë as të parën, as të dytën.
Pjesë e disa atyre gjërave gjenden në konteste gjyqësore. Pjesë e atyre ndërmarrjeve që i numëruat. Njëra nga ato ndërmarrje që ka kontest gjyqësor është dhe ndërmarrja që pikërisht tash i është dhënë me qira SOLID-it nga Suhareka.
Zotëriu që do të investojë ka dashtur atë t’a blejë. Megjithatë ne nuk mund atë t’a shesim sepse udhëhiqet kontast gjyqësor me një firmë nga Maqedonia, këtë e ka trashëguar dikush nga mbetjet e tyre dhe nuk jemi të sigurtë që procesi apo kontesti gjyqësor mund të përfundojë brenda dy vitesh. Sipas kësaj, ne i kemi garantuar që investimi – investitorit do të jetë i sigurtë dhe përmes qirasë dhe kushteve të volitshme të qirasë, ia kemi afruar që njerëzit të punojnë.
Sa i përket firmave tjera, aty ku ekzistojnë kushtet ku firmës mund t’i ndihmohet gjatë shitjes, ne atë mund t’a bëjmë, aty ku nuk ekzistojnë, nuk ekzistojnë sipas Ligjit.

Intervistuesi: Edhe një pyetje.
Ministria juaj a i shikon pushtetet lokale si partnerë serioz dhe konstruktiv në realizimin e gjithë kësaj dhe a ekziston apo a keni hasur që ekziston ndonjë disponim që ata të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë, që të ketë një komunikim normal dhe të jemi edhe më konkret – pushteti lokal apo ndonjë udhëheqës i pushtetit lokal të komunës së Bujanocit apo Preshevës të ketë ndonjë ide apo vizion, apo ndonjë paralajmërim për ndonjë investitor nga jashtë.
A merret kjo në konsideratë nga Ministria juaj që këtë bashkarisht t’a zgjidhni apo të gjeni zgjidhje?

Dragan Stevanoviq: Ne asolutisht jemi të gatshëm. Ja po e përsëris prap, që të mos bëhem i bezdisshëm edhe për ju edhe për shikuesit tuaj.
Mendoj që zotëri Arifi është një shembull tipik i relacionit të tillë se si duhet të jetë marrëdhënia e pushtetit lokal dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Ai është kryetar i vetëm i komunës, ndoshta për shkak të kësaj do të më keqkuptojnë, komshinjtë tuaj.

Intervistuesi: Tek ne ekziston një proverb: “Vështirë do t’a ketë ai shqiptar të cilin e lavdërojnë serbët dhe e anasjellta”.

Dragan Stevanoviq: Shikoni. Unë dhe zotëri Arifi jemi ata që këtë kemi tentuar që këtë t’a ndryshojmë. Unë sinqerisht shpresoj që do të ketë hapësirë dhe mundësi të bashkëpunojmë që këtë t’a ndryshojmë dhe do të ishte mirë që pushtetet lokale edhe njëri edhe tjetri të vazhdojnë t’a implementojnë përvojën e tij. Përvojën që të bisedojnë me ne, të ndërtojmë gjëra të mira dhe pozitive.

Intervistuesi: A është kjo që tek ai ka ndikuar që ai vjen nga një shtet ku ndryshe është edukuar, ndryshe është trajnuar, nga Gjermania, kështu që ai ka hyrë në rregulla tjera që nuk ka vuajtur nga kompleksi i politikanëve të mëparshëm që n’a udhëheqin prej vitesh në disa agjenda patriotike?

Dragan Stevanoviq: Nuk të keqe që kushdo të jetë patriot. Por kjo nuk mund t’a ndarkojë jetën. Askush nuk e ndalon shqiptarin të jetë shqiptar dhe serbin të jetë serb. Por, rroga edhe për njërin edhe për tjetrin është e rëndësishme.

Intervistuesi: Patriotët edhe më pak patriotët duhet të jetojnë dhe të hajnë bukë.
Doni të thoni që vendet e punës dhe zhvillimi ekonomik megjithatë janë prioritet i prioriteteve.

Dragan Stevanoviq: Duke u marrë me vendet e reja të punës dhe me zhvillimin ekonomik, unë dhe zotëri Arifi nuk kemi pasur kohë të hulumtojmë cilat janë dallimet mesh nesh. Ku kemi ne mosmarrëveshje dhe rreth çkafit ne zihemi mes veti. Çka do t’i them unë z. Arifit që ti nuk mund të jesh. Pra, nuk mund t’i them, për shkak që ai krenohet që është shqiptar, ndërkohë që edhe unë krenohem që jam serb, por kemi arritur që një shqiptar dhe një serb të punësojmë 200 njerëz, të cilit do nacionalitetit qofshin ata dhe kjo për ne është aso kënaqësie dhe çfarë tash?
Tash prap do të kthehemi. Udhëheqja e re këtë do t’a ndalojë atë që e ka filluar paraardhësi i tyre dhe t’a akuzojë z. Arifin përse bashkëpunon me mua?!
Natyrisht që do të bashkëpunonte edhe bisedonte.
Çka tash?
Kryeministri ynë bisedon me kryeministrin Rama. Ka qenë në Nish, janë ulur aty ku ka qenë Aleksandar Vukçiq, ku ka qenë dhe Shqiprim Arifi, kemi qenë dhe ne – e gjithë Qeveria e Republikës së Serbisë.
Tash ata merren vesh të lidhemi dhe të ndërtojmë rrugë, që ngadalë t’a neglizhojmë të kaluarën, që të mos jemi të ngarkuar me të, që tash dikush i vjetër në këtë kohë të re, të kthejë idetë e vjertra. Nuk kemi më kohë për të humbur.

Intervistuesi: Zotëri Sekretar pranë Ministrisë së ekonomisë!
Ishte kënaqësi që patëm mundësi të bisedojmë me ju dhe gati se jemi të sigurtë që qasja juaj dhe këto shpjegime do të jenë interesante dhe shumë tërheqëse për shikuesit tanë.
Ju faleminderit!

Dragan Stevanoviq: Unë sinqerisht mendoj që kam ndihmuar që këtu në jug të Serbisë pa marrë parasysh se për cilën komunë është fjala, që të afrojmë që Qeveria don dhe ka dëshirë që gjërat këtu të ndryshojnë që unë, vegjëlia ime dhe Ministria ime absolutisht jemi në dispozicion dhe për çfarëdo nevoje jemi të disponueshëm të besidojmë dhe të vijmë.

Intervistuesi: Ishtekënaqësi.