Era Istrefi duket provokuese teksa thekson format trupore në pozat e reja – Telegrafi

0
73

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi është padyshim ndër emrat më të përfolur në media rozë.

Artistja mbetet aktive me projekte dhe të tjera angazhime profesionale pa lënë anash rrjetet sociale.

Autorja e “Bebe” herë pas here për fansat sjell imazhe dhe fotosesione të ndryshme dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundmi.

Foto: ERa Istrefi/Instagram

Era publikoi disa fotot në të cilat dukej me shumë stil dhe tejet joshëse, ndërsa theksoi linjat e formësuar të trupit.

Në këtë paraqitje, Era shihet e veshur me një kostum lëkure me ngjyrë të zezë, që përbëhej nga një bluzë e shkurtër dhe pantallona të ngjashëm.

Dukja e saj u kompletua edhe nga aksesorët e shumë, teksa kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i binin sipër shpatullave.

Natyrisht, nuk munguan pëlqime dhe komentet e shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndërkohë, theksojmë që Era aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit që së fundmi solli me Butrint Imerin “Lonely”. /Telegrafi/