Krim brutal në Turqi! Ish-bashkëshorti vret modelen dhe vajzën e tyre 15-vjeçare, trupat e tyre i lë në një shkemb

0
45

42-vjeçarja Irina Dvizova dhe vajza e saj Dayana 15-vjeçare u gjetën të vrarë, trupat e të cilëve u gjetën tre metra larg njëra-tjetrës në një shkëmb në Turqi.

Trupat e nënës dhe vajzës ishin të mbuluar me çarçafë dhe të lidhur me njëri-tjetrin. Sipas Pravda, si 42-vjeçarja dhe 15-vjeçarja kanë marrë plagë vdekjeprurëse me armë zjarri.

Nënë e bijë ishin zhdukur prej disa ditësh, ndërsa familjarët ishin alarmuar kur panë gjak në divanin e vilës ku banonin dy viktimat. I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë është ish-bashkëshorti i 42-vjeçares, Andrey Kushlevych, të cilin të afërmit e gruas e cilësojnë si personazh nervoz.

42-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia që jetonte me Kushlevych në Lituani dhe fillimisht ishte strehuar në shtëpinë e babait të saj në Moskë, përpara se të merrte fëmijët e saj, një vajzë 15-vjeçare dhe një 5-djalë vjeçar dhe të shkonte në Turqia.

“Ajo tha se ish-burri i saj dëshiron t’i largojë fëmijët prej saj dhe se ai ishte jo mirë mendërisht. E kuptova që shkoi në Turqi për t’u arratisur, por ishte rrëqethëse ta dëgjoja vdekjen e tyre”, tha një mik i 42-vjeçarit të vrarë brutalisht.


Top Channel