Gjenerali Bardhyl Hoxha dëshmon në GJKKO për Gërdecin

0
47

Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish drejtor i drejtorisë logjistike pranë ministrisë së Mbrojtjes dëshmoi në gjykatë për procesin ndaj Mediut.

Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC.

Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë. Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.

Në dëshmi Hoxha deklaroi se licensimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.

“Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar.

Në GJKKO ku po zhvillohet çështja për Gërdecin, dëshmoi edhe Fatmir Mediu.

Lexo edhe:

 “Në shpirt më rëndon dhimbja”/ Mediu dëshmon për Gërdecin në gjykatë: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin

Mediu në gjykatë: Faktet që Prokuroria i quan shpërdorim detyre, s’kanë lidhje me detyrën e ministrit!


Top Channel