SHPËRNDAJE

Bayern Munich do të tentojë përmbysjen e madhe nesër në mbrëmje në çerekfinalen e kthimit në Champions League ndaj Realit pas humbjes 1-2 të ndeshjes së parë.

Carlo Ancelotti ka probleme të shumta sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë nesër në mbrëmje. Pas kartonit të kuq që mori në përballjen e parë, Javier Martinez nuk mund të luajë në Madrid. Sips “Bild” Mats Hummels dhe Jerome Boateng kanë udhëtuar me skuadrën, por vështirë se do ia dalin për të qenë të gatshëm.

Duke parë këtë situatë, Bayern ka marr me vete një futbollist Nicolas Feldhahn, i cili edhe pse është 30 vjeç nuk ka luajtur asnjëherë në Bundesligë, por vetëm me Unterhaching dhe Aue në divizionin e dytë.