SHPËRNDAJE

Barcelona është duke planifikuar merkaton për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit katalanas kanë filluar t’i tremben një largimi të mundshëm të Neymarit ndaj dhe ka “piketuar” zëvendësuesin e tij.

Nëse ylli brazilian largohet nga Barcelona, atëherë vendin e tij do ta zërë Kylian Mbappe. Talenti francez është duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Monacos, aq sa shumë skuadra janë çmendur pas tij dhe e duan me ngulm.

Monaco ka refuzuar deri në 80 mln euro për ta lënë të lirë lojtarin, por Barcelona do t’i ketë të gjitha paratë e nevojshme nga shitja e Neymar për t’i ofruar shifrën që kërkon klubi francez.