SHPËRNDAJE

Familja rome Sejfula në Kumanovë thotë se ende është shokuar nga vendimi i gjykatës ndaj djalit të tyre 21 vjeçar që u dënua me 13 vjet burg, për vjedhjen e 100 eurove.

I dënuari është Birsan Sejfulla, i cili akuzohet se në grup ka sulmuar tre emigrantë ilegal afgan në periferi të Kumanovës, duke i grabitur 100 euro. Edhe vëllai i Birsanit ka përfunduar me dënim, por në arrest shtëpiak, ndërsa dy sulmuesit e tjerë janë në arrati. Babai i të dënuarit ka theksuar se djali i tij do të vuaj burgun prej 13 viteve, sikur të kishte vrarë dikë. “Ky vendim është turp për gjyqësinë. Kjo është e shpifur. Për shkak të këtij dënimi të lartë, shoqatat e komunitetit rom kanë paralajmëruar protesta masive në rast se nuk do të bëhet korrigjimi i tij. (INA)