Ministri i Jashtëm rus: OSBE-ja është bërë vegël e BE-së

0
47

Ministri i Punëve të Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në fjalimin e mbajtur në samit, ka akuzuar shtetet perëndimore dhe Aleancën Veri-atlantike për, siç është shprehur, “shkatërrimin e OSBE-së”, e cila, sipas tij, ndodhet në “gjendje të keqe dhe perspektiva të paqarta”.

“Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pamaskuar kundër Jugosllavisë – një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe, në vitin 2008, duke shkelur Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga akti final i Helsinkit, Serbisë iu hoq Kosova pa asnjë referendum”, ka deklaruar Lavrov.

“Ka qenë në traditën tonë që të kemi fjalime pozitive, por kjo nuk po ndodh sepse OSBE-ja është bërë vegël e Bashkimit Evropian”, ka thënë Lavrov.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, “OSBE-ja ka heshtur, kur qytetarëve u është mohuar e drejta e përdorimit të rusishtes” edhe pse, sipas tij, “aktet ndërkombëtare garantonin përdorimin e gjuhëve për të gjitha minoritetet”./Rel


Top Channel