Dy dëshmi të tjera për Gërdecin, inxhinierja: Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë

0
43

Viktor Përshqeta, dëshmitar në procesin ndaj Mediut, tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).

Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit.  Me urdhër të eprorëve kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë Cubic, amerikanë, të cilët do të bënin një invetanrizim të pronave të ushtrisë nga veriu në jug. Më ka thirrur në lidhje me urdhrin 20-44, ma ka lexuar urdhrin Ilmi Laçaj, i cili e kishte përpiluar, pasi ishte praktikë pune. Ka patur debate mes Hilmi Laçaj dhe Dashnor Çaushaj, eprori i tij për pikën 6 te urdhërit, që kishte të bënte me kostot e transportit. U tha, urdhrin e kërkon shefi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.“-deklaroi Viktor Përshqeta.

I pyetur nga avokati i Mediut, pse i referoheni ish ministrit si shefi, dëshmitari tha se në zhargonin e zyrës me ‘shef ose shef i madh’ nënkuptonim Ministrin e Mbrojtjes, sepse shefit të shtabit i drejtoheshim me ‘Gjeneral’.

Në po të njëjtin proces, dëshmoi edhe Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i.

Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e drejtëësisë për ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

Lexo edhe:

 “Në shpirt më rëndon dhimbja”/ Mediu dëshmon për Gërdecin në gjykatë: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin

Mediu në gjykatë: Faktet që Prokuroria i quan shpërdorim detyre, s’kanë lidhje me detyrën e ministrit!

 Gjenerali Bardhyl Hoxha dëshmon në GJKKO për Gërdecin

 Ish-ushtaraku, Sadik Sula, dëshmoi në Gjykatë në procesin ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu.


Top Channel