SHPËRNDAJE
The front page of a newspaper with the headline "Fake News" which illustrates the current phenomena. Front section of newspaper is on top of loosely stacked remainder of newspaper. All visible text is authored by the photographer. Photographed in a studio setting on a white background with a slight wide angle lens.

1.Defekti i disa medieve monopoliste shqiptare, qëndron në rënien e tyre në grackën e politikës (lokale) dhe mashtrimeve ugërzeza (ndërkombëtare) të qëllimshme, që ato i “fabrikojnë” për interesa të tyre meskine!

2.Disa medie kosovare, politika i ka bë aq shumë të varura (ekonomikisht dhe financiarisht!), sa që ua ka perfeksionua edhe raportet konformiste me publikun, dhe ndërtimin e kapaciteteve demokratike të vendit!

3.Kjo varësi, ndërlidhet dosido me lakminë për të ushtruar kontroll publik dhe për të testuar, fuqizuar dhe rikultivuar ndikimin e vetë, përmes “fake news”, në shoqëri!

4.Në këtë sferë sponsorët e pavarësisë së Kosovës, s’bashku me “argatët” e tyre lokal, është dashur më shumë të investojnë, në profesionalizmin dhe pavarësinë materiale të medieve, se sa në joshjen me varësinë dhe servilitetin ndaj pushteteve!

5.Ngase, sponsorët…me këtë trashëgimi e përvojë të stilit “fake news”, e kanë vonuar shumë si shtendërtimin, ashtu edhe disa procese jetike demokratike të vendit! Kushedi, ndoshta edhe qëllimshëm e kanë bë këtë…, për hesape të veta

Fadil Maloku – Sociolog