SHPËRNDAJE

Pasi iu ishte mundësuar marrja e bursës vajzës së vëllaut të Kryetarës së Preshevës Ardita Sinani, ku të gjithë studentët tjerë që janë në vitë të parë nuk kanë mundur të aplikojnë, tashmë në rrjetet sociale shumica e nxënësve dhe studentëve kanë filluar të kërkojnë edhe ata bursa.

“A ka bursë për mu.. N2 vit 2 fakulltet jom” ka shkruar njëri nga studentët në rrjetin social duke shprehë paknaqësinë e tyre për mos përfshirjen në listën e studentëve që marin bursa nga fondi humanitar i komunës.

Me këtë rast edhe forumi rinor i APN ka reaguar ashpër për mos ndarje të bursës në bazë politike duke kërkuar përgjegjësi morale nga kryetarja e komunës të spjegoj rastin publikisht se pse kjo ndodhi!/presheva.com/