SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar rreth rezultatit të referendumit të 16 prillit për ndryshime kushtetuese, në të cilin ai fitoi me një përqindje shumë të ngushtë.
Erdogan ka thënë fitorja është fitore pavarësisht se a arrihet me rezultat të thellë apo ngushtë,.

“Vij nga një mjedis futbolli. Nuk ka rëndësi nëse fitoni 1-0 apo 5-0. Qëllimi përfundimtar është të fitohet ndeshja,” ka thënë Erdogan në një intervistë për CNN.

51.4% të turqve votuan pro ndryshimeve kushtetuese, duke ia mundësuar Erdoganit zgjerimin e pushtetit.