SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popoviq, e ka ftuar sot Qeverinë e këtij vendi që ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, “Persona non grata” në territorin e Serbisë për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citon FoNet të ketë thënë Popoviq, transmeton Koha.net./presheva.com/