SHPËRNDAJE

Në lidhje me ndarjen e bursave nga fondi humanitar pranë komunës së Preshevës ka reaguar edhe kryetari i forumit rinor të PDSH, Arbër Shaqiri.

Ai ka akuzuar rëndë pushtetin lokal për ndarjen e bursave në mënyrë partiake.

“Ditë më parë, në Kuvendin Komunal, u bisedua rreth bursave të studentëve, aty kuptuam, se ka patur shkelje te kritereve nga pushteti lokal, ku dihet se studentët e viteve të para nuk marrin bursa përshkak të kriterit të vendosur nga Fondi Humanitar.Por Kryetarja ka përdorur forcën e pushtetit dhe ia ka mundësuar vajzës së vëllaut e cila eshte në vitin e parë marrjen e bursës” ka shkruar ai, transmeton presheva.com.

“Nuk tolerohet nje shkelje e tillë, sepse dihet në çfarë gjendje të mjeruar po jetojnë familjarët, që kanë fëmitë në studime dhe nuk kanë nga ti sigurojnë të ardhurat, sidoqoftë edhe pse është një shumë simbolike, prapë ajo duhet që ajo t’ia plotesojë kushtet dhe jo familjareve.
Nje veprim i tillë nuk tolerohet, prandaj edhe Kryetarja duhet të sqaroj para opinonit, para studenteve pse kanë humbur mundesinë për të marrë bursa nga Komuna, vetëm se nuk i ndajnë të njejtat bindje politike me pushtetin. Ne si PDSH, kemi bërë shumë për të varfurit, dhe këtë politikë humane do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen” ka shkruar Arber Shaqiri, Kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së. /presheva.com/