SHPËRNDAJE

Kompania preshevare për prodhimin e lëngjeve freskuese “Fluidi” ka filluar të eksportojë prodhimet e saj edhe në Kazakistan.

Përveç shitjes në tregun evropian, kjo kompani Preshevare tashmë ka filluar të zgjerojë tregun e saj edhe kah lindja e afërt duke zgjeruar edhe më shumë linjen e prodhimit vendor.

Kompania “Fluidi” ka tregun e zgjeruar dhe eksporton edhe në shtetet tjera si Zvicër, Gjermani, Austri, Suedi, Francë, Itali, Holandë, Amerikë, Australi, Arabi Saudite, Kuwait etj./presheva.com/