SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama, për mundësinë ë bashkimit të Kosovës dhe Shqipërsië, ka reaguar edhe kryeministri aktual serb, Alekdsandar Vuçiq, që njëkohësisht është edhe president i zgjedhur i Serbisë.
“Reagimi i Serbisë dhe Qeverisë është që shqiptarët po i lusim që deklaratat e bëra së fundmi nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon, as stabilitetit, edhe pse është e qartë se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirës së dikujt, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Blic.

“Ekonomia është ajo që është në plan të parë të Qeverisë së Serbisë. Pikërisht tema e rritjes së bruto prodhimit vendor ishte dominante në seancën e qeverisë, dhe kemi diskutuar se si t’a rrisim atë”, tha Vuçiq.