SHPËRNDAJE

Qyteti i Preshevës është njëri ndër vendet më me papunësi në Serbi dhe rajon. Vendin tonë e ringjallin bizneset private të cilat kanë të punësuar me qindra puntorë.

Dikur preshevarët për të blerë artikuj ushqimor dhe veshmbathje është dashur të shkojnë në qytetet përeth nesh, si Vranjë, Kumanovë e Shkup.

Mirëpo, tani po thuaj se ka ndryshuar situata. Në një bisedë për presheva.com, drejtori gjeneral i qendrës tregtare në Preshevë “VM Center” Faton Sylejmani thotë se në qendër kanë klientë edhe nga qytetet më të largëta.

“Deri tani qytetarët tanë nga Lugina për furnizime me gjera të nevojshme ka bredhur neper tregje jashtë vendit por tani nuk kanë nevojë se të gjitha i kanë në një vend ne Vm Center. Tani në qytetin tonë vijnë edhe nga vendet tjera për furnizim per gjera te ndryshme” ka thënë ai.

Sipas tij, kjo qendër tregtare vijnë nga Vranja, Bujanoci, Kumanova po edhe nga Nishi për shkak të cmimeve të volitshme.

Javën e fundit, sipas drejtorit në këtë qendër tregtare ka aksione të mëdha të artikujve të ndryshëm, ku edhe interesimi është shumë i madh i qytetarëve për të blerë artikuj të ndryshëm, duke ftuar edhe qytetarët të bëhen pjesë e zbritjes.

Drejtori gjithashtu ka shpresë qe pushteti lokal, pasi në këtë qendër ka të punësuar 120 punëtorë që të ndihmohet zhvillimi i biznesit vendor./presheva.com/