SHPËRNDAJE
a chalkboard with the question sprechen sie deutsch? do you speak german? written in german, a pot with pencils, some books and the flag of Germany, on a wooden desk

Emigrimi i ligjshëm në Gjermani kërkon patjetër njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe zotërimin e një profesioni.

Sipas informacioneve alarmante nga tereni në Komunen e Preshevës momentalisht në kurse të gjuhës gjermane po vijojnë mbi 500 persona të moshave të ndryshme të cilët synimin kryesor e kanë emigrimin në Gjermani!.

Luginës po i ikën, përmes emigracionit të ligjshëm, kapitali më i madh që ajo ka: rinia.

Arësyet janë ekononiko-sociale: varfëria, papunësia, diskriminimi, pasiguria e jetës, korrupsioni, mosfunksionimi i drejtësisë, standardi jo i lartë i demokracisë dhe politika lokale.

Këto janë disa nga arsyet që një pjesë e mirë e rinisë dëshiron të largohet nga Presheva, Bujanoci. Kurset Gjermane tani më kanë filluar të mbajnë ligjerata me orar të plotë madje edhe tër ditën për t’iu përgjigjur kërkesave të shumëfishuara për të mësuar gjermanisht. Mjekë, infermierë, inxhinierë të diplomuar kërkojnë të kenë nivelin e kërkuar të njohurive të gjermanishtes që të punësohen në Gjermani, ku ligji dhe popullsia e plakur ua jep këtë shans.

A do të kthehet një ditë në Preshevë dhe Bujanoc, rinia që po përgatitet të ikë në Gjermani?

Tani për tani pushteti qendror dhe pushteti lokal vështirë se mund t’i ofrojnë rinisë së tyre një oferte më joshëse sesa ajo e punësimit të ligjshëm në Gjermani.