SHPËRNDAJE

Është rasti i dytë që del në pah në Maqedoni ku familjet ”blejnë” shpresë për lindjen e fëmijës dhe gënjeshtrat e mjekëve se do të mundësojnë lindje të fëmijës, bile në këtë rast mjeku ju ka premtuar se për 5000 euro do të mundësoj lindjen e fëmijës me gjininë mashkull, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë
Gjinekologu në Shkup për nëntë muaj ka mashtruar pacienten se është shtatzënë
Bëhet për gjinekologun Nikolla Damçevski i cili familjes nga Kavadarci ju ka premtuar lindje të fëmijës mashkull.

E gënjeu gruan me emrin Jasmina për dy muaj se është shtatëzënë dhe pas shtatëzanisë do të ketë fëmijë djal.

Rastin e mëparshëm, kur gjinekologu gënjeu për nëntë muaj pacienten se është shtatëzënë, e heton Prokuroria Themelore Publike.

Jasmina, e gënjyera nga mjeku, këtë rast për Nova e spjegon duke qarë dhe duke mallkuar gënjeshtrat e mjekut.