SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Mirëpo, “Indeksonline” mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se i njëjti nuk gjendet në Republikën e Kosovës. “Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje”, ka thënë ky burim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë në seancë se pas arrestimit të Kurtit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.