SHPËRNDAJE

Kryetari i PVD-së, dhe ish deputeti popullor Riza Halimi është ankuar edhe në Ministrinë administratës publike dhe vetqeverisjes lokale në Beograd, duke akuzuar se dr.Skender Destani në pozitën e zavendës Kryetarit të Komunes, si dhe pushteti i atëhershem lokal vite me rradhë nuk kanë respektuar rregulloret e ligjit mbi vetqeverisjen lokale në Preshevë. Kryetari i PVD-së Halimi këtë ankesë e ka dërguar më 24 qershor të vitit 2015, pra vetëm disa muaj para zgjedhjeve lokale të mbajtuara në prill të vitit 2016.

Aty ka kërkuar që Ministria në fjalë të ndërhyjë në rastin e dr. Skender Destanit, kryetar i BDL-së subjekt përbërës i koalicionit qeverisës PDSH-BDL-RD, pasi dr.Destani si zv.kryetar i Komunes paguhej në mënyrë paushalle, ndërsa marrdhënien e rregullt të punës e ka të themeluar në Shtepinë e Shendetit në Preshevë. Ndërsa lidhur me rastin e pagës paushalle dr.Destani është shprehur disa herë nëpër mediat lokale, duke theksuar se ai faktikisht ka kursyer buxhetin e Komunes pasi paga e tij paushalle është shumë më e vogël se ajo e cila është adekuate me postin e zv.Kryetarit të Komunës.

Meqë Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka pasur standarde të dyfishta lidhur me pagat paushalle, vërehet qartë vetëm disa muaj më vonë pasi Ardita Sinani, ish-kryetare e Kuvendin Komunal në kalicionin qeverisës APN-PVD, kishte mbajtur tri poste edhe atë prof. në gjimnazin «Skenderbeu», anëtare e Këshillit Nacional Shqiptarë (KNSH) si dhe kryetare e Kuvendit Komunal në Preshevë.

Ankesen e Riza Halimit drejtuar Ministrisë administratës publike dhe vetqeverisjes lokale në Beograd, si dhe përgjegjen nga sekretari shtetëror pranë kësaj ministrie, mund ta lexoni tërësisht të përkthyer në gjuhën shqipe në vijim:

Republika e Sërbise
Ministria e administratës publike
dhe vetqeverisjes lokale
Beograd, Birçaninova 6
Numër: 9-00-0015/2015-07
Data: 1 korrik 2015

KOMUNA E PRESHEVËS
-Kryetarit-
P R E S H E V Ë

Kuvendi popullorë i Republikës së Sërbisë i ka dorëzuar Ministrisë së administratës publike dhe vetqeverisjes lokale, në shtojcë të këtij akti 01 numër: 9-5/34-15 nga 24 qershor 2015, pyetje të deputetit të cilën ja shtroi deputeti popullor Riza Halimi, Ministrit të administratës publike dhe vetqeverisjes lokale e cila thotë:

“Po Ju drejtohem me pyetjen se çfarë do të ndërmerr Ministria në krye të së cilës jeni ju, për të ndërprerë mosrespektimin shumëvjeçar të regulloreve të ligjit mbi vetqeverisjen lokale nga ana e udhëheqësisë së vetqeverisjes lokale në Preshevë. Në fakt, në këtë vetqeverisje lokale zëvëndës kryetari i komunës së Preshevës, z. Skender Destani, nuk është në marëdhënie të rregullt të punës në Komunë por për kryerjen e kësaj detyre paguhet në mënyrë paushalle, ndërsa marrëdhënien e rregullt të punës e ka të themeluar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Anëtari i Këshillit komunal i kësaj vetqeverisje lokale z. Ilir Sadriu, është njëkohësisht i punësuar në administratën komunale si inspektor i komunikacionit dhe si udhëheqës i Zyrës për Zhvillim të komunës së Preshevës.
Me rregullore të punës të kuvendit të komunës së Preshevës nuk është e paraparë mundësia që Kuvendit ti drejtohen deputetët popullorë. Për këtë në seancë të kuvendit të komunës së Preshevës që është mbajtur me 08 qershor 2015, në të cilën janë marrë vendime joligjore rreth emrimit të Këshillave drejtues në SHF “Profesor Ibrahim Kelmendi” dhe SHF “Migjeni”, kryetari i kuvendit z. Ramiz Latifi nuk ka lejuar që këshilltarëve ti drejtohet deputeti popullorë nga Presheva Riza Halimi, e as drejtori i SHF “Ibrahim Kelmendi”, z. Besa Sahiti.

Për shkak të gjitha të përmendurave, Luteni që të bëni të gjitha që i keni në kuadër të autorizimeve tuaja, që udhëheqësia e kësaj vetqeverisje lokale të ndalojë së thyeri ligjin dhe të filloj të respektojë institucionin me të cilin udhëheq edhe qytetarët të cilët i kanë zgjedhur.”

Në pyetjen e deputetit të deputetit popullor Riza Halimi, në fakt, përmbahen vërejtje në punën e organeve të komunës së Preshevës në lidhje me implementimin e Ligjit mbi vetqeverisjen lokale (“Gazeta zyrtare RS”, numër 129/07, 83/14), në pjesën e cila ka të bëjë me statusin e barabartë të zëvëndës kryetarit të komunës (neni 43, pika 6.), e këtë në lidhje me pyetjen e cila më afër është e regulluar me ligj tjetër, sektorial nga fusha në të cilën këto organe (në këtë rast Kuvendi) kanë kompetenca, konkretisht me Ligjin për bazat e sistemit të arsimimit dhe edukimit (“Gazeta zyrtare RS”, nr. 72/09, 52/11, 55/13, 35/15- interpretim autentik), në pjesën që ka të bëjë me organet e udhëheqjes së institucionit (shkollës fillore) themelues i së cilës është njësia e vetqeverisjes lokale (neni 27, 53, 54, 55). Duke vepruar kështu, nga përmbajtja e pyetjes së deputetit nuk mund të konkludohet së ku qëndron paligjshmëria e vendimit mbi themelimin e këshillit drejtues në shkollat fillore në Preshevë të cekura në këtë pyetje, të marra në seancën e Kuvendit nga 8 qershori 2015.

Për një informacion të plotë në raport me vërejtjet që kanë të bëjnë me aplikimin e Ligjit mbi vetqeverisje lokale, duhet që, në afat sa më të shkurtër, të sillni sqarime në lidhje me këtë e në përputhje me nenin 78. pika 4 dhe nenin 80. pika 3) të këtij ligji, në mënyrë që Ministria me kohë të përgatisë dhe të dorëzojë përgjigje Kuvendit popullorë për deputetin popullor.

Sekretari shtetërorë
Ivan Boshnjak