Thierry Henry tregon për frikën e tij më të madhe, përgjigja e tij emocionon edhe të pranishmit e tjerë në studio – Telegrafi

0
59

Një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Thierry Henry, ishte i ftuar në emisionin CBS kushtuar Ligës së Kampionëve. Legjenda franceze komentoi ndeshjet në shoqërinë e ish-futbollistëve Micah Richards, Clint Dempsey, Charlie Davies, Jamie Carragher dhe gazetares Kate Abdo dhe në pjesën argëtuese të emisionit të pranishmit folën për frikën e tyre më të madhe.

Ndërsa të tjerët renditën disa nga frikësimet e tyre të zakonshme, Henry u përgjigj se frika e tij më e madhe ishte gjithmonë se ai nuk do të ishte një baba i mirë. Me këtë përgjigje ai ka gëzuar fansat, e veçanërisht ka prekur mikpritësin, i cili theksoi se francezi ka gjithmonë gati një “mendim të thellë”.

Kujtojmë se Henry është i martuar me Andrea Rajaçiqin nga Saraji, me të cilin ka tre fëmijë: vajzat Thea dhe Tatiana dhe djalin Gabriel.

Richards tha se ai kishte gjithmonë frikë nga aeroplanët dhe turbulencat. Dempsey theksoi peshkaqenët dhe faktin që ata mund ta hanin të gjallë si frikën e tij më të madhe, dhe Carragher bëri shaka se ai kishte më shumë frikë nga lojërat ku duhej të ruante Henryn.

Davies tha se frika e tij më e madhe janë grerëzat, sepse ai pati një përvojë të pakëndshme kur ishte fëmijë duke rënë në kontakt me një tufë të këtyre insekteve.

Henry zbuloi se për të futbollisti më i madh me të cilin ka shkëmbyer fanellat ishte Ronaldo Luis Nazario de Lima. Të dy shkëmbyen fanellat në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998, kur Henry fitoi 3-0 me trikolorët dhe doli kampion bote. /Telegrafi/