SHPËRNDAJE

Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2016, si mbështetës e projektitit të Bashkësis Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit nëpërmjet të Këshillit për pakica kombëtare.

Zagreb, 23 prill

Pas një pune gati dy dekadëshe, gazetari, publicisti dhe poeti, Mr.Sc.Dashnim Hebibi, nxorri në dritë librin e tij më të ri me titull: “Diaspora shqiptare në udhëkryq”, me plot materiale nga diaspora shqiptare, në europë dhe deri në SHBA. Libri ka 420 faqe dhe është botuar në Zagreb. Z.Hebibi, jeton dhe vepron në Zvicër, jo më pak se 16 vjet dhe që nga dita e parë në këtë shtet mikë të kombit tonë ka punuar gazetarë, duke përcjellur thuajse qindra e mijëra aktivitete të mërgatës në këtë shtet, jo vetëm në Zvicër, por edhe në Europë e deri në SHBA, pa përjashtuar edhe kontributin e madh të mërgatës kroate. Libri ka Kryeredaktor: Skender BERISHA, Redaktor: Dr.sc.Llukman HALILI dhe zonjën deputete të parlamentit kroat, Ermina Lekaj PRLJASKAJ, Lektor, Recenzent dhe Kopertina: Jeton ARIFI, M.A, Redaktor tenik: Sejfedin PREKAZI Redaktura kompjuterike: Heroina, Zagreb. Shtypi: KIKAGRAF, Zagreb, Horvaćanska 28/1.Tirazhi: 500 copë. Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2016, si mbështetëse e projektit të Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit nëpërmjet të Këshillit për pakica kombëtare. Z.Hebibi, në fillim të librit, shkruan: „Falenderoj sinqerisht znj. Ermina Lekaj-Prljaskaj, Deputete në Parlamentin Kroat; Kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z. Esat Çollaku dhe kryesinë e tij, z. Skender Berisha, kryeredaktor, mikun tim z. Sejfedin Prekazi; si dhe perfekturën e kësaj kryeqendre mike të kombit tim, që mundësuan publikimin e këtij libri. U jam mirënjohës përjetësisht“.

Z.Hebibi, para disa ditësh, së bashku me Dr.sc.Llukman Halili nxorrën në dritë edhe Monografinë me titull „Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, 10 vjet për kombin, monografi me veprimtarinë e kryesisë e anëtarëve të shoqatës Lugina që vepron në Zvicër. Libri më i ri „Diaspora shqiptare në udhëkryq“, është një libër me materiale të ndryshme, intervista dhe biseda me personalitete të ndryshme që flasin për kontributin e mërgatës ndër vite dhe se si e shohin të ardhmen e kësaj mërgate, që ka kontribuar shumë nëpër situata të ndryshme që ka kaluar atdheu ynë. Libri shpresojmë, se do të mirëpritet mirë nga të gjithë lexuesit, e sidomos nga mërgata jonë, sepse thuajse çdo mërgimtarë e sheh veten. Autori, ka falënderuar nga zemra e shpirti Bashkesine e qytetit te Zagrebit dhe Prefekturen e kryeqytetit të Kroacise, Zagrebit, që ia mundësuan të shoh dritën libri. Ai ndër të tjera shkruan, se ujam mirenjohës për jetë edhe zonjës deputete, Ermina Lekaj Prljaskaj, mikut tim shumë të çmuar Sejfedin Prekazi dhe shumë miqëve e mikeshave në Kroaci dhe padyshim popullit mikë të kombit tonë Kroacisë. Falënderime pa kufijë edhe për veprimtarin e dalluar të çështjes kombetare, z. Esad Collaku kryetar i Unionit, kryeredaktorin Skender Berisha. Ju falënderoj përjetesisht. Libri ka 420 faqe. Se pse është zgjedhur data 23 prill si Dita botërore e Librit lidhet me një kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me 23 prill të 1616 jane ndare nga jeta dy shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë botërore, Miguel de Cervantes (Servantes) në Spanjë dhe William Shakespeare (Shekspir) në Angli. Libri është i cilësisë së lartë dhe pritet që së shpejti të promovohet në Zagreb dhe nëpër shtete të tjera të europës e botës. E përgezojmë autorin me këtë libër dhe shpresojmë shumë, se z.Hebibi, do na sjell edhe libra të tjerë. / Dahest Luma