SHPËRNDAJE

Të gjithë të bashkuar dhe një zëri nuk e lëshojmë drejtorin. Nëse deri tani në Preshevë kanë protestuar që ta shkarkojnë ndonjë drejtor të institucionit, për herë të parë puntorët protestojnë dhe do të hyjnë në grevë nëse i shkarkohet drejtori.

Puntorët e ndërrmarrjes publike “Moravica” janë të revoltuar me pushtetin lokal në Preshevë pasi ishte marrë vendim që ta shkarkojnë drejtorin e kësaj ndërrmarrje Gazmend Aliun për ta zëvendësuar me një të ri.

Kjo ka shtyrë puntorët të revoltohen, të mblidhen të gjithë puntorët e sektorëve që të protestojnë duke thënë se në historinë shumë vjeçare të Moravicë nuk kanë pasë ndonjëherë drejtor të suksesshëm dhe të dashur.

“Drejtorët e mëhershëm kanë bërë keq menaxhime dhe degradim të institucionit” thonë ata njëzëri.

Ata kanë paralajmëruar edhe masa të tjera, dhe siç ka mësuar presheva.com nga burime të kësaj ndërrmarrje, puntorët me tërë makinerinë, si me buldozherë, kamionë dhe traktorë do të dalin para komunës së Preshevës për të protestuar ndaj pushtetit lokal dhe për ta shprehë revoltën e tyre për ndërrimin e drejtorit.

Puntorët kanë bë peticion ku janë nënshkruar të gjithë 56 puntorët e kësaj ndërrmarje dhe me këtë peciticion iu janë drejtuar kryetares së komunës Ardita Sinani dhe kryetarit të Kuvendit komunal Sami Salihut.

Drejtori Gazmend Aliu vjen nga pushteti i meparshem i Komunës së Preshevës, Alternativa per ndryshim ne Preshevë.

JA PETICIONI:

VIDEO: