SHPËRNDAJE

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, me ftesë prej Shoqatës së studentëve shqiptar në Universitetin e Lozanës, AEAUL (association des étudiants albanais à l’Université de Lausanne) do të merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga kjo shoqatë, me 5 maj 2017 në hapësirat e Universitetit të Lozanës. Më poshtë mund të lexoni njoftimin mbi këtë ngjarje të pregatitur nga AEAUL:

Kthimi i Shqiprim Arifit në Luginën e Preshevës dhe zgjedhja e tij si kryetar komune ngjalli shpresë të madhe tek studentët e shoqatës dhe pëcillnin me shumë interes aktivitetet e tija humanitare, shoqërore dhe politike.

Gjenerata e tretë dhe e katërt shqiptare në Zvicër tani po shkollohet, integrohet dhe përfaqëson denjësisht kulturen dhe popullin shqiptar. Por këto mirësi nuk na menjanojnë shikimin dhe kontributin drejt atdheut; duke dëshiruar që suksesin e njëjtë t’a ofrojmë edhe në dheun e të parëve.

Kthimi i Shqiprim Arifit është për studentët dhe jo vetëm, një nismë në drejtimin e këtyre mirësive të lartpërmendura.

Gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët, i lutemi Shqiprimit të n’a tregoj se si u bind që të kthehej, cilat ishin vështirësitë, si e ëndërroi dhe si e gjeti realitetin, ç’lloj pengesa hasi në këtë rrugëtim, etj.