“Nuk ka qenë kurrë një debat”, Carragher shkakton zemërim me qëndrimin ndaj debatit Messi-Ronaldo – Telegrafi

0
47

Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher bëri bujë me opinionin e tij se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Carraghet ka befasuar të gjithë duke theksuar se nuk ka ekzistuar asnjëherë debati se cili është futbollist më i mirë mes Messit dhe Ronaldos.

“Nuk ka qenë kurrë një debat. Ronaldo nuk është aspak afër nivelit të Messit”, ka thënë fillimisht Carragher për CBS Sport.

“Ronaldo është një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, nuk është as afër”.

“Ronaldo shënoi gola, Messi shënoi gola dhe ishte një lojtar i pabesueshëm”, përfundoi anglezi.

Edhe nëse jeni një tifoz i Messit, të thuash se nuk ka qenë kurrë një debat është mjaft e vështirë duke marrë parasysh atë që Ronaldo arriti në karrierën e tij.

Vetë Messi shpesh e ka pranuar se si paraqitjet e Ronaldos e shtynë atë të vazhdojë të arrijë më shumë madhështi dhe suksese.

Në vitet e fundit, Messi sigurisht që është larguar nga Ronaldo duke fituar edhe tre Topa të Artë dhe sigurisht Kupën e Botës.

Kjo është arsyeja pse ai konsiderohet lehtësisht si më i madhi i të gjitha kohërave sot për sot. /Telegrafi/