SHPËRNDAJE

Në Rahovicë te Presheves ne xhaminë e vjeter u shenua manifestim për nder tënates se madhe te Isras dhe Miraxhit.

Ashtu siç ishte paralajmeruar programi permbante; Kur’an, ilahi, poezi, ligjerata si dhe pjesë nga mevludi.

Ligjerues ne kete manifestim ishin prof.Dr.Musa Musai (ligjerues i lendes se psikologjise ne universitetin e Prishtines dhe ate te Tetoves), pastaj edhe profesori i jurispodences islame prof.Jusuf Zimeri. Interesimi i xhematit ishte i madh, dhe te gjithe te pranishmit ne fund u ndan te kenaqur nga organizimi i fondit te perbashket te tri xhamive te fshatit Rahovice ne bashkepunim me keshillin e bashkesise islame te Kosoves ne Presheve. Hoxha i kesaj xhamije imam Leutrimi per portalin tone tha: Siç e dim se ne Islam egzistojne ditet dhe netet e bekuara apo te zgjedhura, te cilet sipas rendesise dhe vleres qe kane, ngriten mbi ditet ose netet tjera te vitit. Siç ka thene dijetari yne i ndritur imam Gazaliu se ditet dhe netet e bekuara ne Islam jane panairet e veprave te mira, ndersa ai qe nuk vjen ne panair – ai asgje nuk do te fitoje. Ishte kenaqesi dhe nder qe manifestimi qendror kete vit per Isra dhe Miraxh u mbajt ne xhamine tone. Neve jemi deshmitar se tek popullata jone Islame koheve te fundit po manifestohen disa “festa” qe nuk kane te bejne fare me neve si musliman, siç eshte Shen Valentini apo dita e ashtequajtura dita e te dashuruarve, pastaj Halloweeni ose siç njihen ndryshe nata e shtrigave etj. Andaj ne si besimtar do te mundohemi qe ne vazhdimesi ti ruajme festat tona dhe ti kultivojme vlerat Islame, pa i lenduar apo ofenduar te tjeret”.