‘Zonja e shtëpisë’ kërkon 200 $ për person nga familjarët e ftuar në darkën e Krishtlindjeve

0
46

Carla Bellucci kishte qenë edhe më parë në faqet e mediave pasi kishte arritur të bënte një operacion plastik falas në sistemin shëndetësor publik në Britani, duke pretenduar se ‘vuante nga depresioni.’

Kësaj radhe, zonja e shtëpisë Bellucci thuhet se ka nisur detyrat e saj të gatimit për sezonin festiv, dhe do të organizojë darkën e krishtlindjeve për 15 njerëz nga rrethi familjar.

Por me rritjen e çmimeve dhe kostove të jetesës, ajo thotë se do t’i kërkojë të ftuarve 150 paundë për kokë për darkën e Krishtlindjeve.

Në çmim do të përfshihen darka me gjel deti e gjithashtu një gotë shampanjë.

Duke shpjeguar qëllimet e saj me rrjetin Daily Mail, Belluci tha: “Nuk është lirë sot të ushqesh njerëzit dhe nevojitet shumë kohë për të përgatitur një darkë të mirë”.

“Unë do t’u jap dhe një gotë shampanjë , por nëse duan të pinë më shumë duhet t’i marrin me vete”.

Belluci shtonte se çmimi prej rreth $200 përfshinte dhe fitim të vogël për të.

“Familjarët e mi më njohin dhe e pranojnë këtë.” Thotë nëna e një fëmije.

Ende asnjë familjar nuk ka pranuar ofertën dhe Belluci se disa mund të heqin dorë, por 42 vjeçarja shton se: “Nëse dëshiron cilësi, duhet të paguash”.

“Sigurisht që mund të gjesh dhe restorant që është më lirë se te unë, por darka do të jetë me me shumë klas. Unë do të kem dhe televizorin ne sfond që ata të shikojnë kur të flasë mbreti për urimin”.

Nikoqirja thotë se do të hapë dyert e drekës së saj prej orës 15.00 deh do të ‘nxjerrë të ftuarit jashtë’ në ora 22.00, pasi të kenë luajtur dhe lojra ‘mos-u-nxeh’.


Top Channel