SHPËRNDAJE

Këtë eveniment të librit e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel. Të pranishmit patën mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma i ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër.

Se mërgata shqiptare është e bashkuar, ishte e do të jetë është më se e njohur, falë bashkëpunimit të veprimtarëve nëmes veti. Kilometrat nuk janë pengesë, as harxhimet e tjera, që të bashkohen nëmes veti dhe të punojnë në projekte në të mirë të atdheut. Kështu ndodhi edhe të shtunën e të dielën të 6 e 7 majit, ku në Namur të Belgjikës dhe Bruksel, një delegacion i Luginës së Preshevës, që veprojnë në diasporë, konkretisht në Zvicër, shkuan për të takuar komunitetin tonë atje dhe për të promovuar monografinë me rastin e dhjetë vjetorit të punës së SHHLP-së në Zvicër, me titull „10 vjet për kombin“.
Në këtë eveniment të madh kulturorë, morën pjesë, kryetari i SHHLP-së, veprimtari i dëshmuar, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë, si ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, pastaj veprimtari i dalluar nga Tërnoci i Luginës së Preshevës që jeton dhe vepron në Zvicër, nënkryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“, z.Rafet Ademi, si dhe autorët Dr.sc.Llukman Halili, Mr.sc.Dashnim Hebibi. Musafirët fillimisht ishin musafirë në radion që vepron në Belgjikë e konkretisht në Namur, në radion RUN 88.1,që njihet si radio universitare, e cila ka emision për çdo javë në gjuhën shqipe, e ky emision drejtohet nga veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, z.Memedali Ahmedi. Emisioni titullohet Ilirida dhe thuajs te çdo mërgimtarë është i njohur. Emisioni zgjati më shumë se dy orë dhe zgjoi interesim tek dëgjuesit e saj, duke parashtruar edhe pyetje të ndryshme. Ishte një bashkëbisedim i sinqertë mes veprimtarësh. Suhat Shabani, kryetar i degës së SHHLP-së në Belgjikë/ Benelux, ishte me përplot emocione dhe falënderoi musafirët që kanë ardhur nga Zvicra për të promovuar monografinë. Veprimtarët nga Zvicra, me përkrahje edhe të degës së SHHLP-së në Belgjikë, vizituan edhe varrin e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare në Namur, i cili ka bërë shumë edhe në drejtimin bëmirës, z.Mustafë Muharrem Mustafa, i cili ka ndërruar jetë më 07.01.2009 dhe vjenë nga fshati Ashan/Strezocë, komuna e Preshevës. Ishin emocione të papërshkrueshme, kur veprimtarët nga Lugina e Preshevës, kujtuan nga puna e këtij veprimtari i cili ka përcjellur edhe një auto ambulancë me të gjitha paisjet nga Belgjika për në Preshevë, për në vendin e tij të lindjes. E sot, e kësaj dite, ajo auto ambulancë, shërben për gjithë banorët e asaj ane. Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së me qendër në Zvicër, në emrin e tij personal dhe të kryesisë e anëtarëve, ngushëlloi edhe njëherë familjen e Mustafë Mustafa. Në varrezat e Namurit, ishin përplot bashkëkombas dhe familja e z.Mustafa. Nuk munguan edhe lotët. Edhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, iu drejtua familjes, që të jenë krenarë, se kishin një babë, gjysh, e vëlla të dëshmuar për çështjen kombëtare. Z.Memedali Ahmedi, një veprimtar i dalluar në Belgjikë e më gjerë, i cili vjenë nga Tanusha e Shkupit, ai evokoi kujtime për këtë veprimtarë, siç e quajnë Aga Mustafë. Edhe zonja, Nermine Kumanova, evokoi disa kujtime për këtë veprimtarë e cila ndër të tjera, tha, se Aga Mustafë, ishte i pandalshëm në çështjen kombëtare. Padyshim, se edhe familja e z.Mustafë Mustafa, falënderoi këtë delegacion nga Zvicra, duke i uruar gjitha të mirat. Në fund një kurorë me lule, në emër të kryesisë së shoqatës humanitare Lugina e Preshevës në Zvicër dhe degës së kësaj shoqate në Bruksel, iu vendos afër varrit të këtij veprimtari. Edhe familjarët e z.Mustafë, vendosën lule, thuajse nga e gjithë familja, vëllau, motra, djemtë, rejat, nipi, mbesa, kusheri e kështu me radhë. Në këtë vend, ku po pushon i përjetshmi z.Mustafë Muharem Mustafa, veprimtari, gazetari, publicisti e ambasadori i paqes, Mr.sc.Dashnim Hebibi, propozoi, që ti shkruhet një libër këtë veprimtari, duke e ditur e njohur, punë e tij kombëtare e humanitare me vite e vite. Z.Hebibi theksoi ndër të tjera, se nuk është me rëndësi, se kush do ta shkruje këtë libër, me rëndësi është, që të botohet, që të shërbeje si shembull për gjeneratat e reja që po vijnë, që të mos ndalen së vepruari për të mirën e atdheut. Bashkëshortja e z.Mustafë, tregoi edhe një kujtim të bashkëshortit të saj, i cili pak para se të ndahet nga jeta, kishte përmendur fshatin e tij të lindjes, Ashanët, Strezocën dhe i kishin rrjedhur lotë. Kjo fjalë mjaftoi, që i madh e i vogël ta kujtojnë edhe me lotë. Në fund, vëllau i z.Mustafë dhe e gjithë familja falënderuan nga zemra e shpirti për këtë vizitë.

Takim me Ahmet Gjanaj, deputet i Rajonit të Brukselit

Delegacioni në fjalë, takoi edhe për 40 minuta edhe deputetin e rajonit të Brukselit, të nderuarin Ahmet Gjanaj. Ia dhuruan një monografi dhe bashkëbiseduan për shumë tema e sidomos për Luginën e Preshevës. Edhe z.Gjanaj, falënderoi për kohën që ka ndarë ky delegacion dhe erdhi për ta vizituar.


Vizitë në librarinë shqiptare në Bruksel

Gjatë kësaj vizite dy ditore, delegacioni i mërgimtarëve të lartë cekur, falë përkrahjes së veprimtarit nga Tanusha z.Memedali Ahmedi, realizuan edhe takime me këshilltarin e vetëm shqiptarë në komunën e Skarbegut Burim Hisen Demiri, si dhe me drejtuesin e kësaj librarie të vetme në Bruksel, Iliri nga Tirana. Bashkëbisedimi ishte miqësor dhe në fund pinë edhe kafe ashtu si e donë tradita në një lokal po me pronarë shqiptarë. Të gjasonte, se je në Tiranë, apo në ndoj qytet shqiptarë, përplot me shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, vizituan edhe bustin e Skënderbeut në Bruksel, ku daton nga viti 1968 kur mërgata shqiptare në botë në bashkëpunim me autoritetet belge e bënë vendosjen e bustit te Skënderbeut në janar 1968 në komunën Skaderbeg të Brukselit ku edhe ka pasur dhe ka më shumë shqiptarë në Belgjikë. Busti është i madhësisë dy metra me një metër dhe i punuar me bronz me gurë të bardhë. Në mbishkrimin në tri gjuhë: frëngjisht, holandisht dhe shqip shkruan: Skënderbeut heroit kombëtar të shqiptarëve mbrojtësit të atdheut dhe civilizimit europian 17 janar 1968. Në inagurim morën pjesë personalitete të larta shtetërore belge: Théo Lefevre, ministër për kërkime shkencore, shumë senatore e deputet belg, ambasadori i Vatikanit, krytari i Skarbegut Gaston Ëilliot dhe prifti katolik i njohur belg dhe miku i shqiptareve Emile Dujardin. Busti ka kushtuar 729.681 franga belge.

Promovimi i monografisë

Këtë eveniment të librit e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel. Të pranishmit patën mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma i ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër. Monografia pasqyron të gjithë punën madhore, që kanë bërë veprimtarët rreth kësaj shoqate, ku dëshmojnë faktet, se si kanë shkuar ndihmat, fotot dhe materiale të botuara nëpër mediat tona nëpër këtë dhjetë dekadësh. Libri është botuar në Prishtinë dhe ka mbi 450 faqe të formatit B5.

Ashtu si ishte planifikuar filloi edhe promovimi, duke filluar nga ora 19.00, në Salla “Cinex Rue Saint Nicolas”, 84, 5000 Namur, ku ishte me një skenografi të mrekullueshme, me një flamur kombëtar mbi tre metra.

Ishin mbledhur mbi 50 bashkëkombas, në mesin e tyre, mësues të shkollës plotësuese shqipe, familja e veprimtarit Mustafë Mustafa, publicisti e gazetari Skender Latifi dhe shumë të tjerë. Promovimin e filloi dhe e moderoi Memedali Ahmedi. I cili prezentoi musafirët dhe më pastaj mbajtën edhe një minutë heshtje për dëshmorët, si dhe u intonua hymni kombëtarë. Hashim Shala e lexoi një fjalë përkujtimore, për mikun e tij, veprimtarin e madh, që tash më nuk është në mesin tonë, ai do të përkujtohet përjetësisht, z.Mustafë Mustafa. Z.Shala, ishte në miqësi për tre dekada me radhë me të ndjerin Agën Mustafë.

Skender Latifi, publicist njëherit gazetarë i njohur, pasi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi për punën që kanë bërë, ai kishte përgaditur edhe një recension për librin në fjalë, ku e vlerësoi shumë punën madhore, që ka dhënë kjo shoqatë, por edhe shoqata tjetër si motër, Medvegja në Zvicër, pasi siç theksoi edhe vetë z.Latifi, edhe monografinë e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ e kam lexuar dhe vërtet kam parë, se ishte punuar shumë.

Ai propozoi ndër të tjera, që këto materiale të dy shoqatave të ruhen në arkiva shtetërore. Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, falëndeori këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmitdhe tregoi me disa fjalë për punën e madhe që është bërë në këtë shoqatë, prej ditës së parë e deri më sot. Ai u ndal edhe së përmenduri Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së, që mbahet në Zvicër dhe është e vetmja në diasporë. Me një fjalë rasti, u paraqitë edhe z.Rafet Ademi, Shefqet Hasani, duke i përshëndetur të pranishmit. Edhe autorët e monografisë Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, folën në pika të shkurtërta për librin dhe ju përgjigjën disa pyetjeve të pranishmëve, kryesisht rreth librit. Veprimtarja e njohur, Nermine Kumanova foli disa fjalë për Mustaf Mustafën. Ajo tha se, Aga Mustafë është një hero. Jo rastësisht, po e kujtojmë edhe z.Mustafë, sot, më 6 maj 2017, kur më 6 maj 1405, ka lind një hero kombëtar Skënderbeu, ne po e promovojmë edhe monografinë e një shoqate humanitare, ku ka edhe ka kontribuar edhe vetë Aga Mustafë. Zonja Kumanova, kujton kur ajo kishte 20 vjet. Ai më ka ndihmuar shumë. Aga Mustafë më thonte, vazhdo, mos u ndal. Më thonte, qëllimin tënd mos e harro kurrë dhe më tregonte për atdhe dashurinë e tij për Shqipërinë mëmë. E nderuar familje, të nderuar fëmijë të Agës Mustafë, më shume baba juaj ka punuar jasht për çështjen kombëtare, se sa ishte me ju, e dijmë se ju ka munguar shumë, por ai ka mbet i përjetshëm dhe zoti e shpërbleftë me gjitha të mirat. Familja ime ishte në Turqi dhe kemi folur turqisht e si gjuhë të dytë kishim gjuhën shqipe. Aga Mustafë, më thonte, mos harro kush je dhe nga vjen dhe në vitin 2003, shkova në Kumanovë. Mos e harro kurre se jeni shqiptare dhe kush jeni dhe nga vini. E unë u martova me shqiptarë dhe sot kam fëmijë. Kjo është pasuri e madhe. I përjetshëm kujtimi. Me këtë rast, në emër të SHHLP-së, degës qendrore dhe nëndegës në Bruksel, familjes së z.Mustafë Mustafa, ju nda mirënjohje.

Z.Skender Latifi, siç theksuam më lartë, kishte përgaditur një vlerësim kritik, ku në tërësi po japim vlerësimin:

Duke e njohur natyrën e paraqitjes së materialeve të sistemuara nga libri i kaluar i SHH „Medvegja“ në Zvicër, besoj që lënda që është trajtuar në monografinë e posabotuar “10 vjet për Kombin” të autorëve Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, përveç se që e plotëson historinë tonë kombëtare, në faqet e librit pasqyrohet në detaje veprimtaria dhe ndihma e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës në Zvicër” dhe se kjo është një dëshmi që mërgata shqiptare kurrë nuk e ka kyrsyer ndihmën e saj edhe në kohë të pakohë! Shikuar nga këndvështrimi i lexuesit të zakonshëm, libri i dy autorëve luginas, mund të duket si një libër i zakonshëm i pasuruar me informacione e të dhëna, por a do të mjaftohemi vetëm me kaq fjalë? Si një hulumtues modest i të kaluarës dhe të së tashmes të pjesës së kombit shqiptar të Luginës së Preshevës, që akoma vazhdon të rrojë i ndarë nga trungu etnik, mund të them se nuk mund të pajtohem me ndonjë mendim të tillë se libri “10 vjet për Kombin” dhe aktualiteti i tij do të zbehen në varësi të kohës së botimit! Shprehem kështu, ngase libra të tillë të pasur me të dhëna të detajuara, përveç se janë dëshmi e investimit të djersës së mërgimtarëve në ndërtimin e kombit, në anën tjetër paraqesin material të pasur arkivor duke e pasqyruara në detaje rrahjen e pulsit të shqiptarit të mërguar, që nuk pushoi së ndihmuari edhe atëherë kur anagazhimet dhe përpjekjet e tij duken iluzioniste. Prandaj, unë e kam një pyetje paksa jo të zakonshme për autorët e librit, gjë që unë besoj se ata me zgjuarsinë e tyre e kanë sheshuar: a janë arkivuar shënimet e mbledhura nga shoqatat humanitare nëpër arkivat shtetërore, ngase mendoj se do të vijë koha kur studiues të rinj do ta hulumtojnë rolin e mërgatës shqiptare në luftën për çlirimin, mbajtjen gjallë dhe ngritjen e kombit shqiptar. Mendimet që dëshiroj t’i radhis në vijim, shpresoj të mos keqkuptohen nga segmente të ndryshme të pushteteve, që tanimë me bollëk janë ngritur jashtë shtetit amë, përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe Luginën e Preshevës. Gjatë kohës kur kam jetuar në vendlindje, më ka ndodhur shpesherë që të dëgjoj biseda ku janë goditur mërgimtarët, për kinse kokëlartsëinë e tyre! Për fat të keq më ka ndodhur që më pak të dëgjoj të flitet për modestinë e tyre. Por unë jam ithar, i mendimit se dokumentimi i tillë që autorët e librit “10 vjetë për Kombin” e kanë ofruar e bënë të rrënjosur bindjen e opinionit të gjërë, se mërgimtarët shqiptarë kurrë nuk kanë qenë, por as që do të jenë egoistë. Ata vazhdojnë të jenë solidar edhe sot, duke qenë gjithnjë në kërkim të modifikimit të tradicionales dhe modernes. Duke jetuar në shtetet përparimtare e moderne, për hir të ndihmimit të familjeve, krahinave dhe vetë kombit shqiptarë, breza të mërgimtarëve e kanë sakrfikuar të ardhmen e tyre personale dhe me vetëdije kanë hequr dorë nga kënaqësitë që jeta i ofron në vendet ku ata e derdhin djersën dhe mundin e tyre.
Në fund kontributin tim, dua ta ilustroj më një rrëfim të shkurtër të një miku belg. Si fqinj i një familje shqiptare, miku im belg ishte ftuar nga i zoti i shtëpisë. Por me të hyrë brenda, mysafirit i kishte rënë në sy rregullimi jo i mirë i brendisë së dhomës ku mbretëronin orendi të lira e shtrojë e mbulojë jo e shtrenjtë. Nikoqiri shqiptar e kishte ndërprerë kurreshtjen dhe dëshprimin e fqiut belg me fjalët: siç e dini në këtë shtëpi jemi tre veta që punojmë pandërprerë, por ne rrojmë kështu ngase ne duhet ta ndihmojmë vendlindjen tonë! Shpresoj se njëri prej librave të ardhshëm të autorëve Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, do të jetë “Roli i mërgatës shqiptare në fazat e sporvave historike të kombit shqiptar”. Urime për librin dhe suksese në të ardhmen. Ju falemnderit. Namyr 6 maj 2017, Skender Latifi. Në fund të promovimit, u bashkëbisedua edhe për tema të tjera kryesisht të Luginës së Preshevës dhe u shtrua një koktej, ku kryetari i shoqatës z.Fazli Musliu dhe dy autorët, nënshkruanin moonografinë nga të interesuarit e shumtë, që dëshironin ta kenë nëpër shtëpitë e tyre. Ky promovim tregon dhe dëshmon, se mërgata shqiptare në Belgjikë, respekton dhe çmon punën e atyre që punojnë dhe shkruajnë libra. Në fund të këtij promovimi gjithashu u bë edhe një foto kujtimi me të pranishmit dhe më pastaj u shtrua një darkë miqësie nga familja Mustafa për disa nga musafirët në një restaurant të mirë me një pronarë shqiptarë. Z.Memedali Ahmeti, Suat Shabani e të tjerët, u ndanë të kënaqur, sepse në këtë promovim kishte edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare që veprojnë në Belgjikë. Musafirët nga Zvicra u ndanë shumë të kënaqur me organizimin dhe gjitha takimet që i realizuan dhe njëherit falënderuan të gjithë ata që kontribuan për këtë promovim. Për më shumë flasin edhe fotot e shumta që u realizuan për këto dy ditë nëpër Belgjikë, me takime e promovim monografie. Kjo monografi, do të promovohet me datë 16.05.2017 në Zagreb dhe më pastaj edhe në atdhe. / Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI, Bruksel, presheva.com/