SHPËRNDAJE

Opinion

Vetëm pas një kohe të shkurtër konkludohet qartë se pushteti i Ardita Sinanit është vazhdimësi e pushtetit të Riza Halimit të vitit 2002. Politikë e vrazhdë autoritative, denigruese e cila përshtatet adhock interesave të ngushta; jo të PVD-së në përgjithesi por në veçanti një klani të ngushtë konspirativë të cilët kanë sjellur këtë “mekanizem partiak” të rradhitet si forca e tretë politike në Preshevë me një perspektivë të BDL-izimit.

Riza Halimi ka krijuar një botë të dytë virtuale dhe magjike ku jetojn vetëm funksionaret e kesaj Partie që tanimë i’u është bashkangjitur edhe kryetarja e Komunes. Aty festohen në qender humbjet e zgjedhjeve si fitore, thehen premtimet kyçe të fushatës zgjedhore, ndersa politika dyftyrëshe është rend ditor i evidentuar.E tëra përcillet medialisht nga disa pamfleta partiake që kanë një diapazon aq sa egzistojnë antarë të kësaj partie.

Kartela e lojalitetit ndaj Kryetarit Halimi është përjetshme dhe e pa kontestueshme përndryshe ndermirren masa të pa meshirshme ndaj “tradhtarit” dhe çdo gjë që ka të bëjë me te (pyetni bashkëthemeluesit e PVD-së). Automatizimi dhe sinkronizimi i të menduarit dhe të folurit e direktuar nga kryetari “historik” ka sjellur individë robotik, pakurrizorë me repertuar bajatë e të palogjikshme.

Kryetarja e Komunes nuk ishte kurrë “Shpetimi” për Preshevën, por “Shpresa” për PVD për të kapur rrugen tjeter nga ajo Halimiane që në zgjedhjet lokale disa herë në 15 vitet e fundit është taksuar si e gabueshme nga sovrani preshevarë. Partia e cila e ka pasur Veprimin Demokratik si synim procedural dhe shtrirje të aktiviteteve politike, pas 27 viteve ka ngecur absolutisht po në këtë nocion që zbukurohet emri i kësaj Partie. Kryesia e përgjithshme e PVD tani në 20 vitet e fundit në mungesë të kuvendeve të pergjithshme zgjedhore ka thyer edhe statutin e përpiluar nga vetë funksionarët.

Riza Halimi ka sëpaku 20 vite të faktizuara nga vetë antarët e këshillit udhëheqës si dhe themeluesit e kësaj Partie që nuk ka lejuar të dalë në zgjedhje për kryetar të PVD-së me kundërkanditatë tjetër. Ndërsa ndryshimi i statutit të PVD-së në vitin 2015 karshi «reformimit» brenda partiak, është ndryshuar neni ku thuhet se kryetari i PVD-së mund të ri-zgjidhet vetëm njëherë, pra me një mandat maksimal prej 8 vite (mandati 1+1). A e keni pyetur ndonjëherë se kush fshihet pas këshillit të përgjithshëm të PVD-së? Me cilat vota janë të zgjedhur ata? Çfarë qëndrimi kanë ata në tema të rëndësishme jetike për Komunen e Preshevës? A e dini se kush është nënkryetari i kësaj Partie? Kush i shkruan kumtesat dhe komunikatat e kësaj Partie?

Riza Halimi e ka vërtetuar edhe njëherë si në 27 vitet e fundit se PVD-ja është Riza Halimi dhe Riza Halimi është PVD-ja.

Duke i njohur rrethanat mirë Halimin dhe qasjen e tij ndaj Demokracijës nuk jemi zhgënjyer me të; por me pasardhësen e tij Ardita Sinanin, pasi patëm shumë shpresë për reforma. /S.H/