SHPËRNDAJE

Nata e Beratit është nata e 15 e muajit islamik Sha’ban.
Kjo është një natë e bekuar ku preferohet që besimtari musliman të mos jetë neglizhent dhe i pavëmendshshëm në këtë natë.
Kjo natë dallohet me pranimin e lutjeve, me faljen e mëkateve për kërkimfalësit dhe me vlerësimin e adhurimeve të llojllojshme në kët natë,, si namazi nafile, leximi i Kuranit, sadaka për të varfërit, lidhjet familjare, përkujdesjen në familje, agjërimin e ditës së saj, etj etj.
Të gjitha këto që u përmendë dhe të tjera, janë në formë të peferuar apo vullnetare pa qenë asgjë obligative.
Për vlerën e kësaj nate janë transmetuar nga Muhamedi a.s. disa hadithe rreth vlerës së saj.
Transmeton Aishja r.a. duke thënë: // Me doli gjumi natën dhe e vërejta se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ishte në shtrat. Dola ta kërkoj dhe kur e pash se ishte te varrezat në Bekië, kishte ngritur kokën kah qielli. I tha Aishes: Oj Aishe, a u frikëove se Allahu dhe i dërguari i tij do të gjykojnë pa drejtë. Ajo tha: Çka kam unë në këtë, por mendova se ke shkuar te ndonjëra nga bashkëshortet e tua. Pejgamberi s.a.v.s. tha: Allahu zbret (mëshirën e Tij), në natën e mesme të muajit Sha’ban në qiellën e kësaj bote: I falë (besimtarët), më shumë se sa kimet(e bagëstisë) të fisit Kelb //.
( Fisi Kelb, ishte u njohur me numër të madh të deleve).
Transmeton Termidhiu, ibnu Maxheh dhe Ahmedi..

Pastaj hadithi tjetër. // Transmeton Muadh ibnu xhebeli nga Pejgamberi s.a.v.s. të ketë thënë: Allahu i vështron të gjitha krijesat e tij në natën e 15 të muajit Sha’ban.. I falë të gjitha krijesat (që i drejtohen Zotit me kërkim falje),, përveç se idhujtarit, dhe atij që ka mes tij dhe të tjerëve ngatërresa dhe armiqësi //.
Transmeton Tabariu, kurse hadith i vërtetë sipas Ibnu Hibbanit.

Hdithi tjetër. Transmeton Etha’lebettul hashenij r.a. se i dërguari i Allahut ka thënë: // Kur të jetë nata e mesme e muajit Sha’ban, Allahu i vështron të gjitha krijesat e Tij,, I falë besimtarët, i len jobesimtarët, kurse njerëzit që kanë urrejtje dhe armiqësi mes vete, i len deri sa ata ta e lënë armiqësinë dhe urrejtjen//.
Transmeton Tabaraniu,, dhe sipas disa muhadithinëve, llogaritet hadith i saktë.

Këto Hadithe dhe të tjera tregojnë qartë se nata e 15 e muajit Sha’ban ëashtë natë me vlerë dhe preferohet që besimtari ta kalon me adhurim, punë të mira, dhe të largohet nga të gjitha mëkatet.
Thotë Ataë ibnu Jesari: Nuk ka natë më të vlefshem pas natës së kadrit, se nata e mesme e muajit Sha’ban.

Pastaj hadithin tjetër. Transmeton Aliu r.a. nga pejgamberi s.a.v.s. të ketë thënë: Kur të jetë nata e mesme e muajit Sha’ban, Gjallërojeni natën e saj me adhurim, kurse agjërojeni ditën e saj. Sepse Allahu zbret (mëshirën e Tij) nga perëndimi i diellit në qiellin e kësaj bote dhe thotë: A ka kush kërkon falje që T’ia fali, a ka kush kërkon furnizim që Ta furnizoj, a ka kush kërkon dalje nga sprovat që ta shëroj, a ka kush, a ka kush… deri në mëngjes //.
Transmeton ibnu Maxheh
(( Hadithi është na kategotinë Daif,, dhe askush prej dijetarëve të hadithit nuk e ka llogaritur hadith të papranuar, përveç se Albanit. Dhe kjo nuk e zbrit këtë hadith në të papranueshëm, sepse transmetimet e tjera në kategori më të lartë, janë në kuptime të njejta ose të përafërta.
Andaj ky hadith është i pranueshëm për Veprime te mira,, (fadailul eamal) dhe për të fitur sevape duke nxitur për vepra të mira, është argument që plotësisht mund të veprojmë sipas tij.
Akademia për fetva e Egjiptit këshillon me këtë hadith, për të adhururar këtë natë dhe për të agjëruar ditën e saj )).

Pra preferohet agjërimi i ditës së 15 të këtij muaji, dhe inshaallah Allahu do ta pranon nijetin tonë dhe veprat tona.
Edhe pse muaji Sha’ban i tëri është hapsirë për agjërim, sepse kemi transmetime nga Hazreti Aishja se // Muhamedi s.a.v.s. nuk ka agjëruar asnjëherë më shumë se sa në muajin Sha’ban,
Ai e agjëronte atë të tërin //.
Transmeton Buhariu
Pastaj dita e 15 e muajit Sha’ban i bie në ditën e 15 të këtij muaji, ku është synet agjërimi i ditëve të bardha ( dita 13, 14. 15 e çdo muaji hënorë).
Pra, agjërimi i ditës së 15 të mujait Sha’ban është plotësisht me vend, dhe nuk ka asnjë hapsirë për diskutim.

Vërejtje: Hadithi Daif – i dobët – nuk nënkupton se atë nuk e ka thënë Muhamedi a.s., por ka ndikuar ndonjë defekt te një transmetues, saqë Shkencëtarët e Hadithit janë rezervuar në pranimin e tij.
Ali habib elxhifri, një dijetar Jemenas thotë: “ Mos ua humbni mundësinë njerëzve për adhurim dhe fitim te sevapve pasi ata e duan këtë,, kur ne jetojmë në kohët e fitneve”.
Shtrytëzojeni këtë natë me sa më shumë adhurime të ndryshme me veten tuaj, dhe familjet tuaja, kurse ditën e saj agjërojeni me bindje te Zoti për tu afruar tek Ai, për të fituar sevape dhe për të falur mëkate.

URIME TË GJITHËVE

Mr. Ragmi Destani