Deklarata në gjykatë e Leutrim Cakollit – i dyshuar për grabitjen në Suharekë – Telegrafi

0
44

I dyshuari Leutrim Cakolli ka mohuar përfshirjen e tij në rastin e grabitjes në Suharekë dhe ka kërkuar nga gjykata caktimin e një mase tjetër siç është arresti shtëpiak.

Bujar Basha, Leutrin Cakolli, Besart Istrefi po dyshohen për veprën penale grabitja ndërkaq Trim Baraku për veprën armëmbajtje pa leje.

I dyshuari Cakolli në seancën e sotme ka deklaruar se ai vullnetarisht është dorëzuar në organet e rend

“Ditën kur jam arrestu, unë vetë jam paraqitur vullnetarisht në Polici dhe i kam dhënë të gjitha provat duke përfshi telefonin, çelësat e veturës, paswordin e telefonit dhe gjërat e tjera dhe kam bashkëpunuar por do të kërkojë që kjo masë të zëvendësohet me arrest shtëpiak. Është hera e parë që bie ndesh me ligjin dhe që jam arrestu dhe kam dalë para Gjykatës”, deklaroi Cakolli në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Edhe mbrojtësi i tij ka kundërshtuar masën e paraburgimit duke theksuar mes tjerash se ai nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Sipas mbrojtësit, Prokuroria kishte dështuar që të argumentojë kërkesën mbi bazën ligjore të paraburgimit.

Më 22 nëntor 2023 ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic.

Për zbulimin e autorëve të grabitjes Policia zhvilloi dje një aksion në tri lokacione, në Prishtinë, Fushë Kosovë e Carralevë. Nga ky aksion policor, një polic mbeti i lënduar, e që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përderisa njëri nga të dyshuarit u neutralizua gjatë zhvillimit të aksionit policor, ndërsa disa të dyshuar u arrestuan.

Ndaj katër të pandehurve Bujar Basha, Leotrin Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku të premten është caktuar 1 muaj paraburgim. /Kallxo.com/