Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë – Telegrafi

0
36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke folur për rastin e Liridona Murselit ka thënë se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet.

Ai tutje është shprehur se është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar.

“Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor. /Telegrafi/