SHPËRNDAJE

Disa hoxhallarë në Preshevë nuk po ju mjafton përçarja e madhe që e kan bërë dhe po e bëjnë në teritorin e Preshevës, por tash kanë kaluar kufijtë, për të dalë edhe në teritore të tjera.

KBI e Preshevës me 9 antarë (hoxhallarë) e udhëhequr nga Sevdail Jakupi, Nexhmedin Ademi etj. në një deklaratë lëshuar për çështje të ndryshme (për të cilat nuk kam qasje), ndër të tjera ka shpifur se:

“Ragmi Destani i ka bindur kryesinë e xhamisë WIL në Zvicër që të mos ftohen këta në hapjen e asaj xhamie, por të ftohet pala tjetër që është Myftinia e Preshevës”…
Edhe pse këta kolegë disa herë i kontaktova në telefon që të sqarojnë se për çka bëhet fjalë, ata nuk më hapën telefonin, por në një sms nga një person tjetër mu tha se: ‘Ky është vendim i Këshillit’.
Dmth. se për këto shpifje ka vendosur Këshilli.. pavarësisht a kan argumente apo jo!!

Të nderuar kolegë: Unë po ju betohem në ALLAHUN se kurrë asnjëherë nuk kam kontaktuar me kryesinë e xhamisë në WIL, as për këtë hapje dhe as për asgjë tjetër në këtë drejtim.

Ju, më e rrugës ka qenë dhe është, që të kontaktoni kryetarin e xhamisë dhe imamin e saj, para së të merrni ‘VENDIM’ për shpifje,, sepse ju e dini se shpifja është mëkat i madh para Allahut.
Allahu në Kuran thotë: // O ju të cilët keni besuar, nëse ju vie ndonjë njeri i pandershëm me ndonjë lajm sigurohuni mirë, që të mos e dëmtoni dikë me padituri, e pastaj të pendoheni //.
El huxhurat 6

Ju bile e dini mirë se, asnjëherë nuk kam qenë avokat i askujt,, e hiç më pak i dikujt në Preshevë.

Ju lutem që të ma argumentoni këtë që e keni shkruar, përndryshe mbetet SHPIFJE dhe GËNJESHTËR nga ana juaj, dhe mund të ballafaqoheni edhe me drejtësinë..

Ju kisha lutur që, mos lejoni veten që të bëheni gaz i dunjasë dhe të publikoni nëpër rrjete të ndryshme sociale dobësitë tuaja, sepse ato para së gjithash ju godasin juve.
Por kërkoni zgjidhje brenda jush, shfrytëzoni të gjitha mundësitë, dhe mos përçani edhe më
tepër sa jeni të përçarë. Leni pak vend që të mund të bashkupunoni dikur në të ardhmen.

Edhe Ragmi Destani, por edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, vepron në kuadër të BIK-ut konform marrëveshjes dhe mirëkuptimit me Bashkësinë islame të Kosovës, dukë ruajtur lidhjet aq sa ka mundësi të ruhen.
Për këtë, ka qenë edhe takimi i fundit i KBI të Bujanocit më 1 mars 2017.

Për këtë shpifje tuajën, do të kërkoj llogari prej të gjithë juve para Allahut të Madhëruar në ditën e gjykimt,,
Por gjithsesi do të bëhet ankesë edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës, pikërisht në komisinin e kuvendit për këto çështje.

Shkruan: Ragmi Destani