SHPËRNDAJE

Tifozët nuk duan ta largojnë Iscon nga formacioni startues
Mesfushori spanjoll, Isco, është duke kaluar nëpër një formë fantastike javëve të fundit, i cili tashmë ka siguruar një vend edhe në formacionin startues.

Mungesa e Gareth Bale nuk është duke u vërejtur në formacionin e “Los Blancos” dhe tifozët e duan spanjollin titullarë para uellsianit.

Bale do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit me 3 qershor, por tifozët e duan Iscon titullarë, pasi me të në fushë, Real Madridi është një tjetër skuadër.

Sipas të përditshmes spanjolle, 72% e tifozëve të Realit e duan Iscon para Bale që nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe vetëm 28% kanë votuar pro Bale.

Mbetet të shihet nëse Zinedine Zidane do të luajë pa BBC edhe kur atë të janë plotësisht të gatshëm, pasi tani kjo po ndodh vetëm për shkak të lëndimit të Bale, pasi në të kundërtën, Zidane nuk do ta largohnte nga formacioni uellsianin.