Mos e hidhni hirin: Mund të përdoret për të neutralizuar aromat e pakëndshme ose për të hequr njollat nga mobiliet – Telegrafi

0
65

Hiri nga djegia e drurëve mund të përdoret shumë në shtëpinë tuaj

Hiri i druve të zjarrit është një gjë aq i dobishëm sa mund të përdoret në shumë mënyra, kështu që nëse ngroheni me dru, mos e hidhni në asnjë mënyrë.

Hiri mund të jetë një ndihmë e përkryer për pastrimin e shtëpisë ose një nxitje që bimët të zhvillohen më shpejt, dhe ja si mund ta përdorni ndryshe!

Fermerët e dinë shumë mirë se sa i mirë mund të jetë hiri i drurit për tokën, ndaj e përdorin shpesh si suplement për të rritur aciditetin e tokës.

Është veçanërisht i mirë për bimët që duan kalcium si p.sh.. domatet, spinaqi, hudhra, por edhe trëndafilat. Përpara mbjelljes së këtyre bimëve, shtoni një çerek filxhani hirit të drurit në tokë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, kur e përzieni hirin me ujë dhe e lini të qëndrojë disa ditë, e më pas e kulloni, keni marrë një kullesë të shkëlqyer për pastrimin e rrobave, dyshemeve, enëve të argjendit, ndryshkut nga sipërfaqet e mermerit.

Një version pak më i trashë i hirit dhe ujit në formën e një paste mund të heqë njollat nga mobiliet. Gjithashtu, sapuni nga kullesa është i shkëlqyeshëm për ata me flokë të yndyrshëm.

Hiri bën një punë të mirë në largimin e aromave të pakëndshme në shtëpi, por dhe në frigorifer, ndërsa vepron njësoj me uthullën që e lini për të “hequr” aromën e disa ushqimeve bajate.

Disa dëmtues të caktuar, si kërmijtë dhe insektet e ndryshme, nuk e tolerojnë hirin, ndaj do të shpëtoni shumë lehtë me nga ata me ndihmën e këtyre “mbeturinave”. E njëjta gjë vlen edhe për milingonat – spërkatni milingonat me hi dhe ato do të largohen menjëherë.

Gjithashtu është e dobishme të spërkatni pak hi në cepat e bodrumit, sepse në këtë mënyrë do të largoni minjtë, buburrecat dhe grabitqarët e tjerë. /Telegrafi/