SHPËRNDAJE
epa05799538 Real Madrid's French head coach Zinedine Zidane smiles during a press conference at Valdebebas sport facilities in Madrid, Spain, 17 February 2017. Real Madrid will face RCD Espanyol in the Spanish Primera Division soccer match on 18 February 2017. EPA/MARISCAL

Real Madrid i ka ofruar kontratë të re Zinedine Zidanes
Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, pritet të shpërblehet nga presidenti i Los Blancos, Florentino Pérez për punën që ka bërë në vitin e fundit.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Florentino i ka ofruar kontratë të re Zinedine Zidanes.

Thuhet se numri një i Real Madridit i ka ofruar strategut francez një kontratë me kushte të përmirësuara financiare deri në vitin 2020.

Kontrata aktuale e Zidanes skadon në verën e viti 2018. Por, sukseset e arritura këtë sezon nga Zidane e kanë ngazëllyer Perezin.

Real Madrid është në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të luaj me Juvetnisin, derisa është afër që ta fitoj edhe La Ligan.

Zidane e kishte marrë drejtimin e ekipit në fillim të vitit 2016, pasi ishte shkarkuar Rafa Benitez, për shkak të rezultateve të dobëta.