SHPËRNDAJE

Myftiu i Luginës Fikret ef Limani dhe koordinatori i medresesë Mehmet ef Sahiti mirën pjesë në hapjen solemne të Xhamisë në Wil të Zvicrës.

Më datë 13.05.2017 , E shtunë ,në orën 13:00, solemnisht u bë hapja e Xhamisë së re të ndërtuar në Wil të Zvicrës.

Në këtë ngjarje tejet të rëndësishme morën pjesë delegacione te shumëta nga rajoni dhe më gjerë.

Bashkësinë Islame dhe xhematin e Luginënës së Preshevës zyrtarisht i përfaqësoi Myftiu Fikret ef. Limani dhe koordinatori i medresesë së Luginës së Preshevës m. Mehmet Sahiti.

Myftiu i Luginës m. Fikret ef. Limani pati nderin dhe kënaqësinë që t’iu drejtohet të gjithë besimrarëve të pranishëm me një fjalim rasti për ti uruar të gjithë xhematin dhe besimtarët për këtë vepër madhështore./presheva.com/