SHPËRNDAJE

Ky qen ndoshta është qeni më i madh i Britanisë. Edhe pse i madh dhe “i frikshëm” ai është një mik ideal për tre fëmijët dhe pronarët. Ai peshon 100 kg pra sa i vogli i një elefanti dhe është i gjatë (213 cm) në gjatësi nga hunda në bishtin e tij.

Ushqimi i tij kushton rreth 138 dollarë në muaj, dhe pronarët e tij, Vinnie, 46 vjeç, dhe Dixie Monte-Irvine, 39 vjeç, nga Nottingham thonë se shpenzon 15 kg ushqim çdo dy javë, qeni gjigant, të cilin e quajnë Balthazar.

Kur pronarët e tij e morën për të parë veterinerin, peshën e jashtëzakonshme të Balthazarit i habiti të gjithë, shkruan rtv21.tv.

“Ne e çuam atë tek veterinerët pasi ai kishte një këmbë të dobët dhe ai duhej të peshonte për të parë se sa medikamente mund të merrte”, tha Vinnie, një analist biznesi i vetëpunësuar.

Pronarët e tij thonë se gjiganti i tyre pesëvjeçar nuk është i shëndosh. “Ai nuk është një qen i shëndoshë, ju ende mund të shihni brinjët e tij”, tha pronari i tij.

Ata tregojnë së qenit ia kanë blerë edhe një shtrat special. Vinnie tha se Balthazar pëlqen të luajë me fëmijët e tyre Francesca, 11, Gloria, 4 dhe Tyrion, 2 vjeçar.