SHPËRNDAJE

Monaco e ka mposhtur 4:0 Lille’n duke e siguruar titullin e kampionit në Francë.

Ekipi nga Principata ka 89 pikë, tri më shumë se PSG’ja, por edhe me dy ndeshje për të luajtur derisa kundërshtarit i ka mbetur vetëm edhe një.

Monaco ka edhe gol dallim shumë të lartë, dhe e vetmja mënyrë që PSG t’ia rrëmbejë titullin është nëse i humbë të dy ndeshjet e fundit dhe parisienët shënojnë plot 17 gola në ndeshjen e mbetur.

Andaj qysh të dielën në llogarinë zyrtare në rrjete sociale klubi ka shkruar: Jozyrtarisht kampion