SHPËRNDAJE

James Rodriguez luajti sfidën e fundit në “Santiago Bernabeu”
Ëndrra e James Rodriguez për ta veshur fanellën e Real Madridit zgjati vetëm tre vite, pasi kolumbiani mbrëmë i dha lamtumirën tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Këtë tani e ka bërë të ditur edhe gazetari i “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol, i cili ka reaguar menjëherë në “Twitter”, pas ovacioneve që mori James në “Bernabeu” mbrëmë.

“Faleminderit dhe shumë fat James Rodriguez. Je shumë i madh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Twitter”.

Se ai do të largohet, e konfirmon edhe gazetari tjetër, Edu Aguirre, i cili pothuajse nis të qaj për kolumbianin, për të cilin thotë se ka vuajtur shumë.

Sipas tij, Zidane asnjëherë nuk ka treguar dashuri dhe ishte i vetëm në këtë situatë të krijuar që disa vite.

“Ai është madridista që kur ishte fëmijë dhe më dhemb ta shoh në këtë gjendje. Ka qenë i vetëm në këtë situatë, i pambrojtur. I uroi fat dhe shpresoj që të shënojë në finale për Duodecima dhe tw na dhuroi titullin”, tha mes tjerave ai.

Kolumbiani do të largohet pasi nuk ka vend në formacionin e Zinedine Zidane, që nga një idhull që ishte për 25 vjeçarin, me shumë mundësi është shndërruar në njeriun më të urryer në botë, që i dha fund ëndrrës së 25 vjecarit të vazhdojë ta vesh fanellën e bardhë.

“AS” shkruan se James ka parakontratë me Manchester Unitedin e Jose Mourinhos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Premierligë, derisa edhe Chelsea interesohet për kolumbianin.

James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola.