BBV3 ngjall kureshtjen e publikut!

0
31

Postimet me të fundit në faqen zyrtare të Big Brother Albania për nisjen e edicionit të tretë të BBV3 kanë ngjallur kërshërinë e publikut.

Tërësisht me pamje të re ky BBV3 i lë hapësirë mendimit se ky edicion do të jetë një risi në gjithçka.

Dje u lajmërua se ky edicion do të nisë në Janar, duke e nisur me këmbë të mbarë 2024-ën. Megjithëse përmes promo-s që njoftonte muajin e nisjes së BBV3 nuk u dha më shumë informacion kjo i bëri edhe më kuriozë publikun, i cili pret që ditë pas dite të zbulohen detaje të tjera të reja rreth spektaklit.

Big Brother VIP është një reality show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda mureve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi.
Tani publiku ka nisur hamendësimet për banorët VIP të BBV3 duke pritur me padurim deri sa dritat të ndizen në shtëpinë më të famshme.


Top Channel