SHPËRNDAJE

Mario Mandzukic është në dyshim për finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet me 17 maj kundër Lazios.

Mandzukic ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Romës dhe pritet që të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Juventusit për finalen në ‘Olimpico’.

“Mario Mandzukic pësoi lëndim natën e kaluar dhe do ekzaminimi i tij do të bëhet nesër” thuhet në njoftimin e klubit bardhezi.

30 vjeçari është i rregullt në formacionin startues të Allegrit dhe shihet i rëndësishëm për ekipin.