SHPËRNDAJE

Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A gjatë verës
Mateo Kovacic mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit për shkak se nuk po luan rregullisht.

Së fundi interesim për ta transferuar kroatin ka shfaqur interesim skuadra e Romës, shkruan Calciomercato.com.

Drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi ka nisur misionin që ta rikthej Kovacicin në Serie A. Monchi kishte tentuar ta transferoj kroatin edhe sa ishte pjesë e Sevillas.

Por, përveç Romës, interesim për ish anëtarin e Interit ka shfaqur edhe Napoli, Milan dhe Tottenham.

Ish anëtari i Dinamo Zagrebit e njeh mirë Serine A pasi ishte pjesë e Interit mes viteve 2013-2015.