SHPËRNDAJE

Celta Vigo dhe Real Madrid do to përballen sonte, nga ora 21:00.
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet para disa javëve, por ishte shtyrë shkaku i motit të ligë.

Ky takim është si një finale për Real Madridin, pasi me fitore eventuale do të bënte një hap të madh drejtë titullit në La Liga.

Real Madrid ka 87 pikë të tubuara, sa ka edhe Barcelona që është e para fal golaverazhit më të mirë.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave të publikuara nga e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.