SHPËRNDAJE

Real Madrid çdo herë e më shumë është afër transferimit të sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe

Transferimi i Kylian Mbappe në Real Madrid po shkon drejt finalizimit, pasi skuadra spanjolle ka bërë gati dy oferta marramendëse.

Sipas RMC, Real Madrid ka ofruar 80 milionë euro, shumë kjo e refuzuar nga drejtuesit e Monacos.

I njëjti burim thotë se, Reali këtë ofertë do ta rrisë në 100 milionë euro, duke e bërë një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Mbappe këtë edicion ka qenë sensacion me Monacon, me të cilën skuadër është pranë titullit të Ligue 1 dhe kishte kaluar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se ai mbrëmë u shpall lojtari më i mirë i ri Francez dhe u përfshi në formacionin më të mirë të vitit në Ligue 1.